Serbia e trembur nga Perëndimi: Asociacioni s’do jetë organ “ku mblidhen dhjetë kryetarë për të pirë kafe”

20 Janar 2023, 13:50Rajoni TEMA

 

Serbia e trembur nga Perëndimi: Asociacioni s’do jetë organ

Ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Millosh Vuçeviç, ka deklaruar se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk mund të formohet sipas ligjeve serbe, por sipas ligjeve të Kosovës, megjithatë shtoi se s’do jetë as organ “ku mblidhen dhjetë kryetarë për të pirë kafe”.

“Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të ketë kompetencat e përcaktuara me Marrëveshjen e Brukselit. Nuk ka kuptim të themelohet si një organ ku do të mblidhen dhjetë kryetarë komunash për të pirë kafe”, tha ai, transmeton mediumi opozitar serb “Danas”.

Sipas tij, çështja nuk është themelimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe “vetëm për hir të themelimit” dhe se Marrëveshja e Brukselit përcakton detajet që duhet të përpunohen përmes hartimit të statutit të këtij mekanizmi.

“Të mos gënjejmë qytetarët. Kosova e kontrollon atë territor. Përveç sistemeve arsimore dhe shëndetësore, të cilat janë nën autoritetin e shtetit qendror, pra Republikës së Serbisë”, theksoi Vuçeviç teksa vazhdoi me komentimin.

Ai bëri thirrje të insistohet që në kompetencat e Asociacionit të komunave me shumicë serbe të jenë të përfshira “çështjet e sigurisë, strukturës së forcës policore, juridiksionit gjyqësor, vendimeve administrative, pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ”, por assesi “nuk mund të jetë në nivelin e organizatave joqeveritare (OJQ)”.

Duke komentuar këmbënguljen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës që të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe, Vuçeviç tha se shqetësohet që Perëndimi e sheh atë si “një organizatë joqeveritare, afërsisht si një brigadë vullnetare e zjarrfikësve”.

 

5 Komente

  1. i
    illyrian

    Jo more tani na dolët hapur se për çfarë ju duhet Asociacionit që të keni mundësi të bëni si në Bosnje atëherë prisni se do bëhet pikërisht ashtu siç e doni ju....

    1. e
      emigranti

      Ndersa zotrote e shihke asosacionin si nje Serbi te vogel ( zgjatim i se madhes ) brenda Kosoves. Se pari asosacioni mund te krijohet vetem pasi te jete njohur Kosova dhe ne te njejten kohe te jete simetrik me komunat shqiptare ne Presheve. Dhe me kryesorja si mund te vazhdojne bisedimet me qellim te vetem plotesimin e tekave te Serbise, kur baza kryesore duhet te jete denimi nga ana e saj e krimeve te qeverise se meparshme serbe, nese e ndien veten te shkeputur nga qeverisja e Miloshevicit dhe jo promovimi I krimineleve qe masakruan mijera shqiptare te pafajshem ne Kosove. Perndryshe bisedimet nuk kane asnje vlere per Kosoven. Europa mund t'ja prese revanshin Serbise vetem nese edhe 5 vendet europiane qe nuk e kane njohur akoma Kosoven, ta njohin ate. Vetem atehere do te mbyllte gojen Serbia e Rusia bashke me te.

      1. G
        Genti

        Nuk do jetë as OJQ e as Rajon Autonom por diçks mes të dyjave pra një organizëm lokal me kompetenca të thjeshta ku qeveria qëndrore do këshillohet me të sipas kuadrit dhe statusit ligjor që do e muratojë Kuvendi i Kosovës dhe Gjykata Kushtuese. Asociacioni do jetë një farë mburoje ku serbët do jenë të sigurt se nuk do keqtrajtohen nga shumica në asnjë rast por që do njohin ketej e tutje Prishtinën dhe qevetinë e Kosovës si sovrane.

        1. D
          Dardani

          Shkjau i zi, don Asociaco. ku mbaj parada ishtarake te hordhive gjenocidale e qenve te lufttave.

          1. D
            Dardani

            Shkjau i zi, don Asociaco. ku mbaj parada ishtarake te hordhive gjenocidale e qenve te lufttave.

          Lini një Përgjigje