“Brukseli dhe Uashingtoni do ta fajësojnë Kurtin nëse dialogu dështon”

21 Janar 2023, 10:05Rajoni TEMA

“Brukseli dhe Uashingtoni do ta fajësojnë Kurtin nëse

I deleguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, u largua me përshtypje të ndryshme nga Prishtina dhe Beogradi të premten, pas takimeve që pati ky, i shoqëruar me këshilltarët për polikë të jashtëm të Gjermanisë, Francës, Italisë në njërën anë dhe me zëvendës-ndihmës sekretarin e Shteteve të Bashkuara për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar, në anën tjetër, me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, fillimisht e pastaj edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.


Në Prishtinë pas takimit Lajçak, në një deklaratë të shkurtër para mediave, tha se nga Kurti ka pritur më shumë mirëkuptim.

Ndërsa i njëjti pas takimit me Vuçiç ka thënë se në Beograd ka vënë re një “qasje të përgjegjshme dhe gatishmëri për vendime të vështira” në bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.


E për Toby Vogel, ekspert i politikës së jashtme në Qendrën për Studime të Politikave Evropiane në Bruksel, përshtypjet e fituara të Lajçak pas takimeve që ai pati me Kurtin dhe Vuçiç’in po dëshmojnë se Brukseli dhe Uashingtoni po përgatisin terrenin për të fajësuar Kurtin nëse dialogu dështon.

“Komentet e Lajçak’ut bëjnë të qartë se BE-ja dhe SHBA-ja po përgatisin terrenin për të fajësuar Kurtin nëse/kur dialogu të dështojë”, ka shkruar Vogel në rrejtin e tij social në Twitter.

 

4 Komente

  1. N
    Noci

    Personalisht nuk mund t'i vihet faji zotit Kurti se duke e ndjekur rrugën e bere Serbet nuk kane bere asnje lloj leshimi por duan qe veç kosovaret te binden a thua se ata jane viktimat ,mjafton te shohim Gjyqin e Hages ku po denohen kosovaret ,kurse kriminelet serbe rrine te qetë ne shtepite e tyre

    1. e
      emigranti

      Tashme eshte e qarte se bisedimet behen vetem per ti bere qejfin Serbise duke e joshur ate ne disfavor te Kosoves. Per kete perendimoret kane per qellim futjen e Serbise ne Europe dhe Kosoven Veriore ta lene protektorat te Serbise, ne vend qe bisedimet te ishin drejtuar drejt kerkeses se llogarise Serbise per genocidin ndaj popullsise shqiptare ne Kosove, ndersa per te drejtat e shqiptareve te Presheves as qe behet fjale. Ne kushtet kur Beogradi kembengul se nuk do ta njohe pavaresine e Kosoves, perse duhet Kosova te lejoje asosacionin e komunave me shumice serbe. Zgjidhja duhet kerkuar tek njohja nga 5 vendet e Europes qe nuk e kane njohur akoma Kosoven., gje qe do ti priste hovin Serbise e Rusise per dominim ne Ballkan.

      1. P
        Per Shmilin

        Une personalisht mendoj se Kurti dhe Vuciqi kercejne valsin "e vdekjes". Kur Kurti ben hap para, Vuciqi ben hap mbrapa dhe keshtu me rradhe. I vemi kuriozitet per mua eshte se kush e ka bere kete skenar. Perendimi eshte aq i mallengjyer me kete vals perrallor saqe nuk ve doren ne zjarr dhe te na thote se kush kercen me mire: Kurti apo Vuciqi. Te dy jane te persosur saqe perendimi ka mbetur pa ment. Vecanerisht e mallengjyer eshte Miradija nga Kosova qe mendon se Kurti duhet te jete edhe "Kingu" i Shqiperise".

        1. a
          arben

          Albini dhe qeveria e kosoves eshte ne te drejten e vet nuk i ka borxh as amerikanet as serbis dhe as kujt por tradhetia e qeverive te tiranes shkupit dhe te prishtines zurtare me mafjen thacit mustaf hardinaj dhe te tjerte e kan marr dhe po e marrin ne qaf faktorin shqiptare ne ballkan dhe cfar faji kan te huajt qe kur shohin qe ashiqari shiten interesat nga keta qe na qeverisin pse ata duhet te jene ne anen tone kur ne i lejojme te na vjellin dhe poshterojn ne kete menyre.

          Lini një Përgjigje