Vuçiç i thotë po planit franko - gjerman: Ma bënë të qartë se me çfarë do përballemi nëse nuk e pranojmë

20 Janar 2023, 19:39Rajoni TEMA

Vuçiç i thotë po planit franko - gjerman: Ma bënë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, pas takimit me pesë diplomatët ndërkombëtarë ka deklaruar se për të sot ka qenë ditë shumë e vështirë. Sipas tij, “ndoshta biseda më e vështira që e ka pasur me ta”.

“Një diskutim i hapur dhe serioz. Ajo për të cilën u dakorduam është se një konflikt i ngrirë nuk është zgjidhje dhe se kur keni një konflikt të ngrirë, është vetëm çështje kohe kur dikush do ta shkrijë atë dhe kur individë të papërgjegjshëm do të cenojnë paqen dhe stabilitetin në Ballkanin Perëndimor”, ka theksuar ai.

Ai shtoi se si president i Serbisë i është bërë e qartë nga pesëshja se me çfarë  sfida dhe probleme do të përballej Serbia “nëse nuk pajtohemi me planin e propozuar”.

“Në këto kushte kërkuam nga përfaqësuesit e SHBA-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë plus Lajçak ,që të na ndihmojnë të gjithëve për të kapërcyer turbulencat me të cilat po përballemi në Kosovë dhe Metohi dhe besojmë se është koha e fundit të formohet Asociacioni  i Komunave Serbe, i cili jo vetëm që është premtuar, por edhe është nënshkruar 10 vjet më parë, dhe është urgjente, sepse vetëm pas kësaj është i mundur kthimi në institucione dhe bisedimet për një normalizim të situatës”, tha Vuçiq.

Duke folur tutje rreth përmbajtjes së takimit Vuçiq shtoi se “thashë se në ditët dhe javët në vijim do të zhvillojë konsultime me kabinetin e  Qeverisë së Serbisë Kuvendit dhe me të gjitha grupet e rëndësishme shoqërore, se jemi të gatshëm ta pranojmë konceptin dhe të punojmë për zbatimin e marrëveshjes së propozuar, por një gjë e bëra shumë të qartë dhe tregova gjithë shqetësimin dhe rezervën për një çështje të rëndësishme, për një çështje të rëndësishme, por nuk mund të flas se propozimi nuk është publik”, tha Vuçiq.(Express)

5 Komente

  1. V
    Vucic karacic me mire mbylle gojen..

    Mbylle gojen Vucic katacic ha si e ke Emer se USA dhe Evropa ta shpon bythen Ty dhe krejt Serbise .. Ri urte dhe shiko jeten ...me te mira ,perndryshe te prete zjarri...

    1. V
      Vucic karacic me mire mbylle gojen..

      Mbylle gojen Vucic katacic ha si e ke Emer se USA dhe Evropa ta shpon bythen Ty dhe krejt Serbise .. Ri urte dhe shiko jeten ...me te mira ,perndryshe te prete zjarri...

      1. P
        Pesimisti

        Vuciqi per te dyten here pranon se ja kane futur kembet ne nje kepuce. Per here te dyte une theksoj se i vetmi shpetim per te eshte Kurti qe ben "kakerdhi". Perendimi e ka me te lehte te bej presion Vuciqit sepse ai mendon per Serbine dhe e ka me te veshtire me Kurtin qe nuk mendon per Kosoven, por ka hallet e veta. Kurti me sa duket eshte udhezuar nga Vuciqi qe ta kundershtoje planin, njelloj sic kundershtonte ne fillim bisedimet dhe ne vend te bisedimeve ai shpiku "reciprocitetin". Une ve bast se kete radhe Kurti ne vend te planit franko-gjerman, do propozoje planin Kurto-Sali. Shqiponjat e Kurtit do brohorasin Bravo Kurti se ja "cive nonen Vuciqit", kurse shqiponjat e Saliut do brohorasin te rroje sa malet sali trimi. Ne jemi popull fatkeq! Spiunet po na marrin frymen!

        1. G
          Genti

          Është koha që Kurti të fimlojë bisedimet me përfaqësuesit e serblve të komunave në veri për themelimin e Bashkësisë sipas kushtetutës së Kosovës dhe ta lërë Vuçiçin me gisht në gojë. Nëse bëhet shpejt emisarët ndërkombëtarë gjithë trysninë do e ushtrojnë mbi Vuçiçin që të arrihet normalizimi i mardhënieve dhe kështu ti hapet rrugë Kosovës në institucionet ndërkombëtare dhe Serbisr për në BE. Ose do i mbyllet dera e BE-së dhe Kosova do vazhdojë rrugëtimin e saj pa fajin që dështoi plani franko-gjerman. Kosova nuk humb asgjë me Zajednicën, ndërsa Serbia rrezikon të humbasë përveç Kosovës edhe BE-në.

          1. F
            Flamur Syruga

            Kur neperrka rusosrbe thote Po,kjo nenkupton qe keti xhelati te popullit tone dhe jo vetem,i eshte dhen ndonje premtim qe e ka ngopur urine e bishes.Te jete qe thote Po ,pa as nje arritje te qellimit te tija?eshte fare pak per te besuar .Qe sot Kombi yne ndodhet si ne vitet e kobeshme te 1878 ,1913 ,,,1999 nuk viret ne dyshim,prandaj nevoitet cdo shqiptar i zgjuar i aft ,duhet te afrohet prane kesaj qeverie Osmani-Kurti,per te shpetuar nga kulcedra e uritur per shpetim te kombitm,trojeve tona.Sot eshte gjithashtu koha per Luginen e Presheves,Medvegjen,Banja e Sjarines qe kombi yne te jete i lire nen ombrellen shqiptare.Te gjithe shaiptaret kudo neper bote duhet te alarmohen ti bashkojne te gjitha forcat mendore dhe shum e shume te tjera drejt shpetimit te Kombit ,te mbrohet Republika e Kosoves me cdo kusht ashtu sic e kane mbrojtur te gjitha gjeneratat me Gisht,neper testamente,me Gisht neper fushebeteja per te mbrojtur cdo pellembe te thesarit tone ...

            Lini një Përgjigje