Po Mali i Zi a është në hartën e ikjeve?

21 Janar 2023, 20:50Rajoni TEMA

Po Mali i Zi a është në hartën e ikjeve?

Mali i Zi duket sikur nuk është në hartën e ikjeve të rajonit, por jo. Edhe në këtë vend afro 700 mijë banorësh, ikjet janë shndërruar në ankth, me po ato arsye që artikulohen në të gjithë sferën ballkanike.

Kështu, në 25 vjet nga Mali i Zi janë larguar 140.000 qytetarë, vetëm vitin e kaluar 5.000, ndërsa arsyet e migrimit sipas ekspertëve janë pamundësia për të fituar, punësimi partiak dhe paqëndrueshmëria e përgjithshme e shoqërisë.

“Mbi 140,000 njerëz u larguan nga Mali i Zi. Është si dy Nikshiq, apo si Pljevlja, Herceg Novi, Zhabljak dhe Savnik”, ka thënë Srđan Periç nga Lëvizja Preokret.

Vetëm vitin e kaluar, 5000 njerëz kërkuan një vend më të mirë për të jetuar. Edhe pse më parë, shumica e njerëzve shkonin me bark për bukë, rrethanat e reja kanë sjellë arsye të reja.

Për të ndalur këtë trend, njerëzve duhet t’u ofrohet mundësia për t’u bërë të pavarur në Mal të Zi, thotë Periç dhe shton: “Është e mundur, por çmimi që ne paguajmë, në thelb, për shkak të dominimit të partive që fjalë për fjalë vendosin për çdo punë, demotivon të rinjtë”.

Sipas të dhënave të Monstat nga viti i kaluar, në Mal të Zi jetojnë afro 618,000 banorë, që është pak më shumë se 3,000 krahasuar me vitin 1991.

Kjo, thotë ai, nënkupton stanjacion të madh, sidomos në krahasim me fundin e mijëvjeçarit të kaluar.

“Nëse Mali i Zi do të kishte një shtim natyror si midis 1961 dhe 1991 në ato 30 vitet e mëparshme, kur u rrit nga 472,000 në 615,000, sot do të ishim rreth 800,000, dhe kur i shtoni kësaj edhe njerëzit që u larguan gjatë asaj periudhe, Mali i Zi sot me një politikë tjetër do të kishte mbi një milion banorë”, beson Periç.

Demografët paralajmërojnë se pasojat e migrimit mund të jenë të pakthyeshme.

“Që të mos zhduket shteti, duhet të ndërmerren dhe të ofrohen masa konkrete”, thotë Periç.

Aktivisti rinor Andreja Miçanoviç thotë se njerëzit largohen nga Mali i Zi sepse nuk mund të pajtohen me rrethanat socio-politike.

“Ata i shqetëson fërkimi i vazhdueshëm politik, fakti që ne ende po jetojmë në të kaluarën, fakti që nacionalizmi dhe e djathta po rriten, këto janë gjërat që i detyrojnë njerëzit e kualifikuar të largohen”, tha ai për portalin RTCG. 

3 Komente

  1. a
    alphazeta

    Në Mal të Zi sot paska 3 000 veta më pak se më 1991-shin! Sa për të qeshur. Ndërsa Shqipëria ka 1 milion e gjysëm më pak banorê sesa më 1991-shin.

    1. N
      Numrat

      3000 më shumë.

    2. S
      Shtriga

      Gjithsesi të rinjtë ballkanas kanë një sfidë: jetojnë në mes të Europës dhe ndërkohë kanë një disnivel të dukshëm me bashkëmoshatarët e tyre në BE. Kjo i detyron të “nxitojnë” dhe të ikin gjetkë; plus siç dhe artikulli thekson: në vendet e tyre të gjithë vuajnë mungesën e mundësive!!!

      Lini një Përgjigje