Vuçiç pas takimit me “BE”: Fatkeqësisht dolën kundër Serbisë edhe kësaj radhe

21 Janar 2023, 17:08Rajoni TEMA

Vuçiç pas takimit me “BE”: Fatkeqësisht

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç tha se do t’u drejtohet qytetarëve të Serbisë dhe do të bisedojë për të gjitha temat, problemet dhe zgjedhjet me të cilat sipas tij, po përballet vendi pas vizitës së delegacionit të BE-së, përgjegjës për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i kryesuar nga përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak.

“Dje ishte një nga ditët më të vështira për vendin tonë. Dhe kurrë nuk fshihem nga njerëzit kur ndodhin gjëra të tilla.

Do të kemi shumë vështirësi dhe probleme me të cilat do të përballemi në të ardhmen, prandaj na duhet unitet”, tha Vuçiç në një video të postuar në llogarinë e tij zyrtare në Instagram, shkruan Euronews Serbia.

Vuçiç u shpreh më tej se nuk e ka marrë përgjegjësinë që priste nga përfaqësuesit politikë.

“Fatkeqësisht ata zgjodhën të shkojnë kundër Serbisë edhe kësaj radhe”, theksoi Vuçiç.

4 Komente

  1. P
    Per Shmilin

    Sipas informacioneve sekrete, Vuciqi eshte i merzitur, sepse perendimi i ka kerkuar qe pervec atij, miratimin per planin franko-gjerman ta japi edhe Kurti. Ata ja kane bere te qarte qe Vuciqi te mos vazhdoje qe ta demtoje Kosoven, nepermjet spiuneve te vet ne Kosovoe. Kete rradhe ata e "urdheruan" Vuciqin qe te mose urdheroje Kurtin te dale kunder Amerikes dhe Evropes. Pikerisht per kete Vuciqi eshte merzitur shume dhe do i drejtohet kombit serbe sepse perendimi ka dale jashte kompetencave" te veta. Ata nuk mund ta ndalojne Serbine te beje loje me top dhe pa top kunder Kosoves....

    1. K
      Kosova

      Pervec Edi Ràmes. Vellau yt Rama nuk te tradhtoj kurr.

      1. H
        Hamdi Tobli

        Pallavra ! Qan melot krokodili! Po luan bllofin. Takimi i djeshem ku iu dha drite jeshile per formimin e komunave serbe ,konfirmoi edhe nje here se Amerika dhe Ewropa per interesat e tyre na shesin pe pese lek

        1. V
          Vrojtuesi

          I dashur Hamdi. Amerika dhe Evropa kerkojne nga Kosova ato qe zbatojne edhe vet kur vjen puna per pakicat. Qe ti bie shkurt vetem po them se ishte Amerika qe fillimisht propozoi "shkembimin e territoreve" dhe Kurti e kundershtoi per te marre pushtetin. Ai e mori pushtetin, por nuk mund te ndryshoje rregullat boterore. Ju i dashur Hamdi jeni "dru me pre" sepse e mendon boten qe rrutullohet sipas mendjes tuaj dhe o sipas rregullave shoqerore. Amerika dhe Evropa ishin dhe jane me ne, por Kurti dhe ti doni qe ata te pelqejne pordhet e qelbura te Kurtit dhe te veprojne kunder ligjeve dhe rreullave qe komandojne boten...

        Lini një Përgjigje