Bëranbiç: Na presim ditë shumë të vështira

22 Janar 2023, 11:47Rajoni TEMA

Bëranbiç: Na presim ditë shumë të vështira

“Atmosfera është jashtëzakonisht serioze, na presin ditë shumë të vështira”, tha kryeministrja serbe Ana Bërnabiç, kur është pyetur për procesin e dialogut me Kosovën.

“Ne kemi bërë shumë që Serbia të ngrihet në vitet e fundit, të bëhet lider nga prapa dhe të konkurrojë me vendet anëtare të BE-së në shumë gjëra. Ne nuk duhet ta rrezikojmë atë pozicion, por nga ana tjetër nuk duhet të rrezikojmë interesat tona kombëtare”, tha ajo për Tv Pink.

“Nuk mund të them se çfarë ultimatumesh i janë vendosur Serbisë, por mund të them se nuk do të ketë surpriza, falë presidentit Vuçiç dhe përgjegjësisë së tij”.

Por, sipas saj, nuk do ta mbajnë asgjë fshehur nga qytetarët.

“Politika e presidentit Vuçiç është që të flas plotësisht hapur dhe të jetë transparent me popullin tonë dhe të thotë se çfarë është situata”.

“Asgjë nuk fshihet dhe asgjë nuk do të vendoset pa qytetarët tanë”, shtoi ajo.

Bërnabiç ka shtuar se Vuçiç është edhe më i drejtpërdrejtë kur u thotë ambasadorëve se si disa gjëra nuk janë të drejta dhe jo korrekte ndaj Serbisë, edhe se ata nuk i respektojnë parimet e së drejtës ndërkombëtare.

1 Komente

  1. ?
    ????????????????????????

    Mo's u merakosni se ju serbeve ju majne persembari ...njer shqipet qe nuk I do kush ne ket bote

    Lini një Përgjigje