“Serbia do ta njohë Kosovën në këmbim të autonomisë për Veriun”

22 Janar 2023, 09:59Rajoni TEMA

“Serbia do ta njohë Kosovën në këmbim të

Njohësi i çështjeve të Ballkanit dhe Hulumtuesi në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less në një intervistë për Eurenews.rs ka thënë se viti 2023 do të jetë viti kur Kosova do të arrijë momentin e së vërtetës.

“Një skenar përfshin një marrëveshje midis Serbisë dhe Kosovës në të cilën e para njeh të dytën – fillimisht praktikisht dhe më vonë formalisht – në këmbim të autonomisë për veriun e Kosovës. Diplomatët amerikanë dhe evropianë janë fuqimisht në favor të kësaj”, thotë Less.

Sipas tij, Qeveria në Beograd mund të përfundojë se një marrëveshje e tillë është më e mira për Serbinë, “ngjashëm Qeveria në Prishtinë mund të konkludojë se dhënia e autonomisë serbëve është një çmim që ia vlen të paguhet për t’i mundësuar asaj të nis ofertën e saj për anëtarësim në BE”.

Skenari i dytë, shton ai, nënkupton se Prishtina vazhdon politikën e saj ekzistuese të përpjekjes për të integruar veriun në pjesën tjetër të Kosovës, duke shpresuar se Perëndimi do ta pranojë atë.

“Në këtë rast, Serbia do të jetë nën presion për të shkëputur veriun e Kosovës si një mënyrë për të garantuar sigurinë e serbëve, fillimisht duke rivendosur barrikadat dhe duke shpresuar se Perëndimi do ta pranojë atë”, shtoi ai.

Ndryshe, këtë javë Miroslav Lajçak nga Bashkimi Evropian, Gabriel Escobar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Jens Plotner nga Gjermania, Emmanuel Bonne nga Franca dhe Francesco Talo nga Italia takojnë Albin Kurtin dhe Aleksandër Vuçiç-in për të bërë një pyetje të vetme: A e pranoni propozimin?

Albanian Post nga burime diplomatike ka kuptuar se ky takim fundjanari është “Make It or Break It”, sepse status-quoja mes dy vendeve është luks që s’e ofron dot Evropa në këtë pranëvjetor të një lufte brenda kontinentit – asaj mes Ukrainës e Rusisë.

“Të dyja qeveritë duhet të jenë në gjendje të tregojnë gatishmëri për kompromis”, tha edhe Derek Chollet, këshilltari i Departamentit Amerikan të Shtetit në intervistën e tij të fundit për Radio Evropa e Lirë.

Chollet që edhe vetë ishte në Prishtinë e Beograd ditë më parë, pohoi se nga takimet që ka pasur në dy kryeqytetet “mendojmë se këto kompromise janë të mundshme”.

 

 

12 Komente

  1. T
    Turi

    Atehere dhe Serbia, te njohe autonomine e Medvegjes e Bujanovcit nqs behet fjale per autonomine e Serbeve ne Kosove.

    1. d
      dardan

      Kjo eshte e vetmja rruge ne te kunderten gjithmon do te kete trazira plus qe KFOR nuk mund te rije gjithmon ne Kosove.

      1. g
        ganiu

        "Dardani" serb e paska ulur stekën?

      2. F
        Fatosi-kosove

        Ku eshte pseudokomandantja mender presednike osmanka qe edhe ne diten e Flamurit ne vend te festes akuzoi ish presidentin Thaqi si tradhetar Ku sipas saj paska dashur tia japi serbise veriun ne kembim te lugines se Presheves, tash kur vetem defakto ka mbetur te zyrtarizohet JO autonomia siq thuhet per veriun por shtet mbrenda autonomis se kosoves nga e cila do te jeté e mvarur vet egzistenca e kosoves, kurse per luginen e Presheves as qe flitet, Ku eshte kurrci, Ku eshte filozofi konjufca dhe shum te tjer qe njiheshin si tbijt e tbijat e serbosllavise qe n'a u tredhen ne qenefin e quajtur VV, ata tash sikur kan heshtur sepse ska dyshim se qellimi i serbise eshte arritur qe me vendosjen e tyre ne pushtet dhe arrestimin e ish presidentit Thaqi dhe udhehesve te uçk-s, tash luaje mac kryet e bullit, millka pllanica-osmanka presednike e serbosllavise kurse kurrci ndoshta do behet naqellnik milicie e filozofi konjufca le te kerkon nje strehe mes te dyve.

        1. T
          Tirona

          Albini ka hallin e karrikes se pushtetit dhe jo te kosoves

          1. P
            Perse duhet ti Coptojne akoma sot teritoret Shqipt

            Perse Bota e Te forteve vazhdon te coptoje akoma sot Teritoret Shqiptare ? A nuk ka Konventa Nderkombetare per vendosjen e kufijeve bazuar ne ate se kush ka banuar ne kto Teritore ne shekuj dhe perse duhen kto Bisedime te cilat Artificialishte krijojn e Debate -Konflikte ndermjet shtetesh ,per te dal Pastaj si nji Art "Jurie" te cilet vendosin ne cdo Rast kunder Shqiptareve ,si ben edhe Baballaret e Nenat e tyre me 1913 -duke ja dhuruar Kosoven Jugisllavise dhe Jugun e Shqiperise _Epirin ja dhuruan Greqise ? - Llogjika te con aty se kemi te bejme me nji Politike qe vepron me Metoda Mafioze , te Rafinuara nen Fasadat : Drejtesi e Demokraci _ fusin ne Kurth Shtete pa perkrahje si Kosova dhe i Presin ne cdo Shekull nji Pjes te Turpit duke ja hedhur Hienave ,qe kercasin me dhembet e Ariut ?! - Gjithcka qe ben Europa eshte nji vazhdim i Politikave te ndejkura nga ajo kunder shqiptareve si me 1913 - ajo qe ka ndryshuar jane Metodat dhe Gjuha e Moderuar e nji Gjapri Helmues ne Pamjen e nji Njeriu .

            1. P
              Perse ? Sepse e kan te shkruajtur ne Testamen !

              Sepse ja kan len Kurva Plak ne Testament .Sepse nuk ndjejne me as para e as pas dhe defrejne duke futur popujt ne Kurthe e Konflikte ,kur e transformojne Boten dhe Njeriun sipas Shijeve e Deshirave te tyre Personale duke injoruar gjithcka cdo Popull e Komb tjeter ,sepse mbasi i Pengojne ne cdo Epoke qe mos te jen te Lire popujt e Kombet e te Zhvillohen keshtu Thellojne Hendekun e rrisin Distancen e zhvillimi me Popujt qe s'i len asnjiher ne qetesin e tyre ,ne punen e tyre ne jeten e tyre te ndertojne te Ardhmen e tyre si ata deshirojne ,qelllimi per ti nenshtruar e trajtuar si Skllever madje akoma me keq ,per ti zhdukur nji dite nga Harta e Kontinentit . Zhdukja e nji Kombi relativishte te Madhe ne Ballkan kerkon kohen e tij dhe kjo duket qarte ne kto Politika qe ne cdo shekull Shqiptareve i shqyet nji pjes nga Teritoret e saja dhe nqs do llogarisim ne disa shekuj ,Politika e satanit do zere vend nqs nuk reagohet fuqishem ne nji bashkim Kombetare e ndertohen Stradegji Mbrojtese

            2. e
              emigranti

              Zoterij diplomate, perse kerkoni vendosjen e stabilitetit ne rajon gjithnje ne kurriz te Kosoves kur shihet qarte se kush eshte turbulluesi i ujerave dhe pse e ben ai kete presion, ish ministri i propogandes i Miloshevicit, Vucic. Kesaj I thone se kur nuk kam c'ti bej gomarit vete dhe i bie samarit. A mos duan ta shperlejne Serbine per masakrat e genocidin ndaj popullit shqiptar ne Kosove, ne vend qe te jape llogari per krimet e kryera atje. Pra serbeve ne Kosove dashket me ju dhene autonomi ( pavaresi nga Kosova) ndersa shqiptaret ne Presheve ti leni nen sundimin serb.

              1. G
                Gjithcka duhet menduar ne Detaje .Favoret dhe paso

                Te gjithe kta Politikane shqetesohen per Serbine kte shtet Kriminesh qe nuk mesuan edhe pas kaq shekujsh te jetojne si Njerez ne Paqe e Bashkpunim duke e mbajtur Rajonin gjithmone ne Flak . Kjo eshte Politike Kriminale .Anti shqiptare . Thellsishte dhe e qellimeshme . Nderkohe qe kta Nderkombetare duhet te rrespektojne edhe Shtetin e Kosoves dhe degjojne kerkesat e e shqiptareve sepse ne fund te fundit behet fjale per Troje Shqiptare e aspak ato serbe . _Sot lexuam nji Deklarate te nji gabeli Politikan serb qe thoshte se ; Problemi me Kosoven merr fund ,nqs fitojne serbet e veriut Autonomi ! - Eshte vertet interesante qe serbet te mendojne se shqiptaret jane kaq Naive ,kur Historia e djeshmja por edhe e sotmja Flet shume mbi Besen e Serbit !!!!!!!!!!! Pra ti biem shkrurt sepse _Emigranti lart e Genti i ka then pak ashume te gjitha . do thoshja se kjo ,qe kerkojne si serbet edhe Nderkombetaret ,qe ti jepet autonomi pa nji Kembim me Provincat Kosovare si Presheve etj te cilat duhet te ngren zerin qe te degjojne Veshet me dyll te Nderkombetareve . Qe ti hedhesh sot nji cop tjeter nga Trupi i Kosoves , nuuuuk do te thote KURR se do ket Paqe dhe me kte do marri fund gjithcka , asnjiher . Perkundrasi kjo qe bejne Nderkombetaret mendoj un duke i ushqyer me toka Shqiptare Serbet _ nuk ngopin Hienen Serbe por i shtojne Oreksin !!!!!!!!

              2. G
                Genti

                Nuk ka asgjë të keqe nëse 4 komunave në veri të Kosovës ju njihet një lloj statusi autonomie lokale për çështje të sigurisë, arsimit, shëndetësisë me kusht njohjen reciproke dhe sovranitetit territorial të Kosovës. Kosova duhet ta bëjë Asociacionin me një status autonom vetëm nëse Serbia njeh shtetin e Kosovës. Përndryshe le të vazhdojnë kështu. Kjo duhet tu bëhet e qartë ndërmjetësve. Asociacion autonomi lokale në këmbim të njohjes së Kosovës si shtet ose asgjë. Autonomia lokale e serbëve në veri do lejojë qeverinë të ushtrojë sovranitetin mbi gjithë territorin e shtetit dhe do normalizojë mardhëniet si me serbët në veri ashtu edhe me fqinjin verior. Por është momenti që edhe shqiptarët e Luginës të ngrihen me forcë e të kërkojnë të njëjtin status si serbët në veri të Kosovës. Le të bllokojnë edha ata rrugët siç bëjnë serbët në Kosovë dhe të shohim si do përgjigjet qeveria Serbe.

                1. L
                  Luli

                  Shume dakord. Kjo eshte zgjidhja qe para do vitesh u kundershtua.

                2. K
                  Koli

                  Qe Serbet do marrin Autonomi,kjo dihet.Ne Shqiptaret gjithmone Fluturojme me Presh,ne themi:Amerika dhe Europa jane Aleatet tane.Asnjehere nuk kane qene dhe nuk do jene,sepse asnje nuk behet me te voglin.I vogli eshte i dobet,dhe nuk perkrahet.Ne Kosove vazhdon Coptimi i Filluar ne Shqipnine e Shekullit kaluar.Shikoni kush drejton bisedimet,dhe kuptohet nga eshte Peshorja.Eshte Lajcak,nje njeri qe sa ishte Minister i Jashtem i Sllovakise nuk e njihte Kosoven si shtet.Bossi tjeter i EU per Kosoven,eshte ish Ministri i jashtem i Spanjes,ZBorrell nuk e ka njihur Kosoven dhe Spanja vazhdon mos e njohe.Atehere o ne Shqiptaret jemi Rehat dhe na bejne Budallenj,ose Politikanet tane jane Shume te Mire por nuk kane nga e lujne Bishtin.Poshtersia e kesaj klase politike ne Kosove qe eshte tani,eshte:Qe ato qe bene luften,keta te sotmit per Karrige i bene letrat per ne Hage bashke me Serbet.Pse?Nuk besoj qe ka njeri qe nuk e kupton:Ne kohen e Thaqit behej fjale per Serbet ne Serbi dhe Shqiptaret e Serbise ne Kosove,tani?Veriu eshte i vdekur qe eshte i Serbise me Autonomi,dhe Lugina e Presheves as nuk behet fjale te kaloje kendej,sepse Ne Shqiptaret nuk kemi Politikane qe ti kapi situatat dhe ti shfrytezoje ato.Sa per Ameriken,me kto qe po ndodhin ne Kosove,dhe me shtyrjen me te madhe qe vjen vete nga Amerika per Autonomi,po ju pyes Bashkeatdhetaret e mij:A eshte Amerika aleati yne me i madh?Per mua na e kane Futur sa krahu gjithmone,qysh kur na lane Sali Berishen ne krye per 20 vite,i padenuar kurre,dhe Shkatrrimin e Ushtrise Shqiptare e bere nga Amerika.Shikojini te gjithe gjerat me qetesi,Pa Sharje dhe Ofendime,dhe mu pergjigjuni:Amerika mban anen e Kosoves apo po ndihmon Serbine me Hillin?

                  Lini një Përgjigje