''Plani franko-gjerman shansi i fundit për t’i dhënë problemit mes Kosovës dhe Serbisë''

22 Janar 2023, 15:40Rajoni TEMA

''Plani franko-gjerman shansi i fundit për t’i

Lideri serb i Partisë Demokratike Liberale, Çedomir Jovanoviç, ka thënë se propozimi franko-gjerman që i është ofruar Kosovës dhe Serbisë, “është shansi i fundit për t’i dhënë fund problemit mes shteteve”.

“Koha që kaluam duke refuzuar propozimet e mëparshme e bëri këtë shoqëri më të palumturin në Evropë, ndaj sot po mbytemi në nacionalizmin, i cili na ka shkatërruar ne dhe të gjithë rreth nesh.

Çdo zgjidhje e ardhshme do të jetë më pak e favorshme për Serbinë, veçanërisht në një periudhë kur Evropa do të jetë e preokupuar me problemet e veta, pa shumë dëshirë të merret me Ballkanin dhe fatkeqësinë tonë”, shkroi Jovanoviç në Facebook.

Ai ka theksuar se “sot askush nuk duhet të tërhiqet para sulmit të më të këqijve në Serbi”, duke shtuar se “tashmë po grupohen për të na bërë të ditur edhe një herë se Beogradi nuk do ta japë më Kosovën dhe se kushdo që përpiqet të bëjë diçka normale dhe të arsyeshme është tradhtar”.

“Kjo është çështje e mbijetesës apo margjinalizimit të Serbisë, e cila është një vend në zhdukje si pa Kosovën ashtu edhe me të”.

Jovanoviç në një intervistë për Albanian Post më 15 janar pati theksuar se është i zhgënjyer, meqë pati thënë se Serbia ka 30 vjet që i zgjedh gabimisht prioritetet dhe miqtë e saj.

Kur kishte folur për idenë e “Serbisë së Madhe”, Jovanviç ka theksuar se ka mbetur vetëm një shaka bajate, derisa ka potencuar se komuniteti serb në Kosovë e ka identifikuar ekzistencën e vet me ide të gabuara, të cilat në fund u kushtojnë shumë vetëm atyre që me naivitet besojnë se ndonjërit nga ekstremistët në Beograd i intereson se si jetojnë dhe cilat janë problemet e tyre reale”.

“Nga ideja e ‘Serbisë së Madhe’, e cila me të vërtetë dukej e frikshme në fuqinë dhe kapacitetin e saj të plotë, mbeti vetëm një shaka bajate që ritregohet nga nacionalistët serbë, të cilët përfundimisht u bënë thjesht ekzibicionistë dhe frikësues buzë rrugës”.

9 Komente

  1. K
    Kosova

    A i njihni kozmopolitët serbë? Ja, ky është njëri prej tyre. Čedomir Jovanović i quajtur shkurt Čeda. Ky e pranon Kosovën e pavarur dhe është kundërshtar i rreptë i ultranacionalistit Vučić. Pse nuk e bën mik Edi Rama këtë kozmopolit por e bën mik një shovenist? Nuk jemi kundër bashkëpunimit me serbë por jemi kundër bashkëpunimit me shovenist serbë!

    1. T
      Taulant

      Sa fuqi ka partia e ketij kozmopolitit per te ardhur ne pushtet? Ed Rama nuk ben miqesira por ben politik dhe sigurisht qe politik dhe dialog, por edhe miqesi do te mbeje me te parin e serbise. I ka politika keto gjona. Nuk eshte koha dhe as situata per te bere propagande nacionaliste; do te thote vetem te besh hapa mbrapa. Dialogu, bashkepunimi ekonomik, liria e levizjes, keto jane shtigjet e duhura per prosperitet. Kush nuk e kupton vehten e denon.

      1. E
        Elbasani

        O shqiptari me pseudonimin Kosova,Ja vlen vertete te kesh miq te tille me kembe ne toke,por problemi qendron se ata skane asnje mundesi per te ndikuar ne zgjidhje,ndaj dhe ndonjehere i duhet thene derrit daje se keto jane kushtet

      2. K
        Keshilla

        Ti Kosova nuk lexon mire, sepse te ka qorruar madheshtia e Kurtit. Ketu nuk eshte fjala per Ramen sepse Shqiperia qe nga viti 1912 e ketej eshte shtet me vehte. Ketu eshte fjala per Kurtin qe ju ka “pjerdhur “ trurin me pordhe “patriotike “ dhe nuk shikoni qe ai eshte bere armik me te gjithe duke ndihmuar Vuciqin te beje politiken e Kosoves. Politika e pordheve nuk pi uje me Evropen dhe Ameriken sepse ata i kane pordhet si bomba po te jete nevoja..Ti dhe shoket e tu duhet te rregulloni Kurtin dhe jo Ramen, Bajdenin Francen dhe Gjermanine. Mesoni dhe kuptoni qe bota nuk eshte bote e llafeve por e punes, dipllomacise dhe organizimit per te bere miq dhe jo armiq. Aq me teper mos shikoni armikun tek vellau juaj, por rruhuni nga spiunet e Serbit….

        1. N
          Napoli

          "Keshilla": Ti kujton se pordha jote mund te keshillojn dikend. Shteti i kesaj Shqiperie te vogel eshte bere mengjakun e shume shqiptarve nga te gjitha anet e globit. More pordhaq, qe perqafohemi me hasmin, .. Mirr ndonje gomone e the qafen diku se ne shqiptaret kudo qe jemi sdo ta peme Shqiperine ne duarte e Sudes se Berishes e as ne duarte e pastrueseve te plaqkitsve qeveritar kusar.

          1. k
            keshilla

            O napoli, qe me duket se je "kosova", a i pive ilacet apo jo? Piji ilacet para se te shkruash se ketu behet fjale per Kosoven dhe jo per Shqiperine apo Suden. Me duket se po grindesh me vehten tende sepse ne nuk po te kuptoj asnje fjale se cthua. Nejse, kohe e humbur...

            1. K
              Kosova

              Jo, nuk jam unë!

        2. V
          Visi

          Nga pjesët e botuara në gazetën DANAS ,të planit Franko-Gjerman pashë se ky plan është komplet në favor yë Serbisë. Nuk mjaftohen me Pakon e Ahtisarit e as me Acociacionin e komunave Serbe por kërkojnë edhd një autonomi shtesë për serbët. Pra së pari insistojnë në formimin e asociacionit e pastaj kërkojnë bisedime shtesë për një autonomi për serbët gjë që do të çonte përfundimisht në paralizimin fuksional të shtetit të Kosovës.

          1. G
            GN

            Edhe une e lexova Danas dhe nuk shikoj qe plani eshte komplet ne favor te Serbise. Plani eshte vazhdim i politikes perendimore per te rregulluar koken e shtrember te Kurtit dhe koken me mut te Vuciqit. Kurtit ju duk shaka kur kundershtoi "shkembimin e territoreve"dhe e shpalli Thacin tradhetar. Tani as qe permend "reciprocitetin" ne kuader te marreveshjes ku te pakten te flase edhe per te drejtat e shqiptereve te Serbise. Pra Kurti ate qe Thaci donte ta shkembente po e leshon me "lezet" sipas qejfit te Vuciqit. Qe te mos me keqekuptosh, shqiptaret me serbet asjehere nuk do kene "paqe", por Thaci e kuptonte qe kanceri duhet shkeputur nga trupi meme, ndersa Kuri e kunderstoi dhe ja ku jemi ku ato qe thua ti jane me keq se pranimi i planit te arthshem te Evropes. sepse Kurti nuk pranoi planin e Trampit qe ishte marre vesh me Putinin per "shkembimin e territoreve". Qe te mos zgjatem po te them se ti Visi njelloj si Kurti shisni pordhe per tu dukur dhe nuk e keni mendjen per te zgjidhur kete problem. Psh Kurti ne keto situata duhet te mendoje per "baskim kombetar" per te kompensuar humbjen, por jo. ai si dhe ti do ankohet dhe ne fund do ju ngelet huri ne by...

            Lini një Përgjigje