"Vuçiç po bën lojë psikologjike, s’do të japë dorëheqjen"

23 Janar 2023, 14:07Rajoni TEMA

"Vuçiç po bën lojë psikologjike, s’do të

Gazetari Lirim Mehmetaj është shprehur se lajmi për dorëheqjen e Aleksandër Vuçiç, është një lojë psikologjike që po luan ky i fundit.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se kjo lëvizje vjen pasi presidenti serb nuk e ka pranuar asociacionin e komunave me shumicë serbe. Megjithatë ai theksoi se Vuçiç nuk do të japë dorëheqjen.


“Unë nuk besoj se Vuçiç do të japë dorëheqjen, është një lojë psikologjike që Vuçiç e bën  në raport me votuesit e tij.

Ajo që ka ndodh është se Vuçiç nuk e ka pranuar asociacionin e komunave me shumicë serbe  dhe rrjedhimisht as nuk do shkohet në negociata për marrëveshjen finale.

Përshtypja ime është se asociacioni i komunave me shumicë serbe është pranuar nga pala kosovare. Kjo i është thënë Vuçiç në Beograd e tashmë është hapur rruga për negocimin e marrëveshjes bazë.

Këtu është momenti kritik për Vuçiç, por që të japë dorëheqje nuk e besoj”- tha ai.

7 Komente

  1. D
    Dalina, goca qe s'behen gra...

    Ja fusni kot . Po iku Luizi, Bigu nuk shifet me.....

    1. G
      Grey

      Ke te drejte or Dalin! Mbrem u kthye Luizi dhe jeta filloi perseri ne BB.

      1. F
        Faiku 2

        Kur politikanët serbe qahen do të thotë që punët i kanë shumë mirë. Ruajuni.

        1. h
          hermetiku

          Evropa dhe Amerika ja ka vene kembet ne nje kepuce Vuciqit. Gjithe problemi ketu eshte Bigu. A do ta sakrifikoje Luizi, Bigun perfundimisht dhe do ta urdheroje te flase perseri per reciprocitetin, apo do vazhdojne me skenare te tjere, mbetet per tu pare. Sidoqofte muti eshte bere mullar ne dere te Evropes.....

          1. e
            emigranti

            Eshte skile. E ben per te forcuar besimin e votuesve duke thene se nuk do te bej asgje pa pyetur me pare popullin serb. Eshte thjesht nje loje e tij per te shtuar presionin mbi nderkombetaret.

            1. M
              Marko Polo

              E dyta herë që "jep dorëheqje".

              1. V
                Vezhguesi

                Mos u beni naive. Kur serbet thone "jemi shume keq", kuptoni te kunderten e saj. Mesa duket ata e kane siguruar autonomine per veriun (dhe me vone shkeptje) associacionin per serbet e jugut. Bravo ju qofte. E bene Ameriken dhe Europen aleate te tyre (sikurse kane bere ne shekuj ne kurriz te shqiptareve). Albini me Vjosen te hane misra te pjekur tani..mjerim.

                Lini një Përgjigje