Patrulla e Policisë së Kosovës, është sulmuar gjatë ditës së sotme në vendin e quajtur Bistricë në Komunën e Leposaviqit.
Sipas njoftimit të policisë, njësia policore ka qenë në pikë kontrolli dhe gjatë realizimit të detyrave ka tentuar ta ndalojë një veturë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës.
Të ndjerë nën rrezik për jetën zyrtarët policorë kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të veturës.
Njoftimi:
Sot, më 23 janar në Bistricë të Leposaviqit, një njësi policore ka qenë e caktuar me detyrë zyrtare në pikë kontrolli, me qëllim të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike si dhe parandalimit të krimit e kontrabandës.
Njësia policore e cila ka qenë në pikë kontrolli, gjatë realizimit të detyrave policore ka tentuar ta ndalojë veturën në fjalë, e cila gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës duke rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri.
Personat e dyshuar, së bashku me mjetin e tyre janë larguar nga vendi i ngjarjes, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke u kryer, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë. Lidhur me rastin, Policia e Kosovës ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor të Kosovës për procedura të mëtejme.
Uroj qe tmos ndodhe asgje me policet qe kane shtene kunder krimineleve serb siq ndodhi me ata qe dikur arrstuan gjuriq magjupin, te gjithe u larguan nga policia dhe u arrestuan me akuzen : teprim i forces ndaj nje zyrtari Ndersa sfeklla ban spektal ne Facebook, mender presednike osmanka eshte e zanun siq duket me kerkesen e kurrcit qe ta dekreton ivanoviqin ne deshmo, e vet kurrci eshte zhdukur, ka halle djali qe bashk me osmanken e filozof ahmak konjufcen vrapojne te bajne foto me nga nje foltore ne dore.