Vuçiç: Anulimi i vizitës së Lavrov, sulm ndaj Serbisë

7 Qershor 2022, 09:22Rajoni TEMA

Vuçiç: Anulimi i vizitës së Lavrov, sulm ndaj

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç u shpreh i pakënaqur në lidhje me anulimin e vizitës në Beograd, të diplomatit rus, Sergei Lavrov.

Vuçiç e cilësoi anulimin e vizitës si një sulm ndaj një vendi të vogël si Serbia, teksa shtoi se një numër i madh shtetesh i kishin kërkuar që të mos priste në takim ministrin e Jashtëm të Rusisë.

“Nuk mund ta imagjinoni se sa shumë biseda ka pasur në të cilat është kërkuar të mohohet mikpritja e Lavrov”, tha Vuçiç,

Ai nënvizoi se nuk është befasuar nga zhvillimi i situatës, duke pasur parasysh se ditë më parë tha se priste komplikime, shkruan Euronews Serbia.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov u detyrua të anulojë vizitën e tij në Serbi, pasi 3 shtete ballkanike mbyllën hapësirat e tyre ajrore për avionët që nisen nga Rusia.

Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bullgaria, ishin tre shtetet që mbyllën hapësirën ajrore për avionin e diplomatit rus.

Anulimi i vizitës së Lavrov, është konfirmuar edhe nga ministria e Jashtme e Rusisë. Ishte planifikuar që diplomati rus të mbërrinte të hënën në Beograd, ku do të zhvillonte një vizitë dy ditore.

3 Komente

  1. S
    Serbi e kalbur

    Vucic mos bej lufte me komshite. Kupto qe Serbia eshte ishull ne evrope, jo ne azi. Neser ndihmat ruse mbeten ne ajer, si Lavrovi.

    Përgjigjjuni
    1. d
      den

      Eshte komplet loje me dy porta e Vucicit. Serbia eshte mesuar te haje nga te dyja anet ( Evrope

      Përgjigjjuni
    2. M
      Mitrovivë

      Edushka do t'ia sjellte Vućićit ate rusin Lavrov, por ja qe sguxon prej NATO-se.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje