Vuçiç: Duhet kompromis për marrëdhënie të mirë mes serbëve dhe shqiptarëve

2 Qershor 2022, 19:40Rajoni TEMA

Vuçiç: Duhet kompromis për marrëdhënie të

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç gjatë fjalës së mbajtur në forumin “Globsec 2022” në Bratislavë ka folur për Kosovën, duke thënë se nuk ka pse të fshehë se “duhet një kompromis për të mirën e gjithë Ballkanit”.

Sipas tij vetëm një marrëdhënie e mirë mes serbëve dhe shqiptarëve garanton paqen dhe stabilitetin e rajonit.

“Serbia është e vendosur për të vazhduar procesin dhe për arritjen e një kompromisi për një marrëdhënie të mirë mes serbëve dhe shqiptarëve”, tha Vuçiç.

Gjatë qëndrimit në kryeqytetin e Sllovakisë, Vuçiç është takuar dhe me përfaqësuesin special të BE për dialogun Beograd-Prishtinë, Miroslav Lajçak.

Presidenti serb gjithashtu folur edhe për luftën në Ukrainë ku u përpjekur që të mos e paraqesë veten si aleat të Vladimir Putin.

Vuçiç tha se Serbia ka folur qartë kur vjen puna për mbrojtjen e integritetit territorial të Ukrainës.

“Serbia nuk e ka njohur Krimenë si pjesë të Rusisë dhe nuk do ta bëjë. Ne kemi principe, do të mbrojmë të drejtën e Ukrainës më shumë se disa shtete të Perëndimit”, tha ai.

Presidenti serb tha se i ka thënë Putinin se në këtë luftë nuk ka fitore dhe humbje të plotë dhe se gjëja më e rëndësishme është paqja.

“Lufta u kushton jetën njerëzve. Mendoj se paqja është e vetmja gjë që ka rëndësi. I kam thënë Putinit se na duhet një zgjidhje sa më shpejt të që të jetë e mundur”, deklaroi Vuçiç.

2 Komente

  1. H
    Hey

    Keto lloj gomarlleqesh “miqesore” shkruhen vetem ne gazetat shqipetare. Asnje gazete e madhe Serbe shkruan per miqesi. Zanokinsht shkruajne artikuj tendencioz, dhe komentariati eshte nacionalist ekstrem. Kurse ne lepijme bythen kujdo qe na e nxjerr perpara

    Përgjigjjuni
    1. P
      Per Shmilin

      Djallezia e Vuciqit mbeshtetet ne ndihmen qe i jep Kurt Rrumpalla. Kurt Rrumpalla ne fillim te mandatit, kompromisin e zevendesonte me Reciprocitet, Ne mes te mandatit ka mohuar "Reciprocitetin" dhe e ka zevendesuar me "biasedimet qendrore". Ai ka levizur nga fillimi ne mes te bisedimeve dhe i mbetet edhe gjysma e rruges per te mbritur ne fund qe eshte njohja reciproke, qe kerkon Amerika. Vuciqi llogarit qe edhe per 4 vjete qe ai do jete ne poshtet, Kurti do vazhdoje me "bisedimet qendrore" dhe jo ato "perfunimtare" duke i dhene keshtu Vuciqit leven per te na baltosur ne si rroskop dhe lartesuar serbet si superior ku dhe Albini ben politiken e serbit qe eshte politika e pritjes deri sa Rusi te mbrije ne kufijte tane....Nuk kane faj serbet qe votojne per Vuciqin. Vuciqi si magjistar terheq Kurtin per hunde ne lojen antishqiptare dhe e ben ate fajtor per mungesen e deshires per te zgjidhur "njohjen reciproke". Kush tha Kurt rrumalla! ??Kjo ka qene si shprehje per Sali Rrumpallen qe njihet si spiun dhe dhender i serbit....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje