Vendimi i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, për të emëruar Nenad Rashiçin si ministër për Komunitetet në qeverinë e tij, dhe Rada Trajkoviçin si zëvendësen e tij, ka shkaktuar një reagim deri tani të paparë të presidentit të Serbisë.
Me një ton të ashpër të pazakontë Aleksandër Vuçiç e ka quajtur kryeministrin e Kosovës “llum terrorist”, duke u shprehur „se kanë zgjedhur llumin më të keq serb nga fundi i koshit që nuk kanë kurrfarë besimi në Serbi, por që kanë besimin e Kurtit dhe të agjenturave perëndimore”.
Kësaj ai i shtoi edhe paralajmërimin se nuk do të shkojë në samitin e paralajmëruar të 6 dhjetorit. Rada Trajkoviç, duke reaguar ndaj këtyre akuzave, tha se “e kupton Vuçiçin si pacient, por nuk e kupton si presient të Serbisë”.
Aleksandar Vuçiç përsëriti pas takimit me komisionerin e BE për zgjerim Oliver Varhelyi se u përmbahet vlerësimeve të tij për Rashiçin dhe Rada Trajkoviçin, por shtoi se ditët në vijim do të vendosë për pjesëmarrjen në samitin në Tiranë. Beogradi është i pakënaqur edhe me reagimin e BE, i cili sipas zyrtarëve serbë është tepër i vakët.
Atmosferë negative në rajon
Presidenti i Serbisë e shfrytëzoi këtë rast për të shprehur pakënaqësinë me sjelljen e Prishtinës ndaj komunitetit serb, thekson për DW, Igor Novakoviç, drejtor i kërkimeve të fondit ISAC.
“Mendoj se nuk është një mesazh, që ka të bëjë me procesin e bashkëpunimit rajonal, por është mbi të gjitha një mesazh për BE-në dhe qeverinë e Albin Kurtit”.
Igor Novakoviç mendon “se shfrytëzimi i samitit rajonal si platformë për të dërguar ndonjë mesazh është i keq”. Bashkëpunimi rajonal është interesi i të gjithë të interesuarve, e këtu është fjala për raportin e ndërsjelltë mes Beogradit dhe Prishtinës. Kështu që nuk shoh pasoja të mëdha, nëse Serbia eventualisht nuk merr pjesë në këtë samit, por është e mundur që të lërë pas një atmosferë negative mes vetë pjesëmarrësve në procesin e bashkëpunimit rajonal”, shton Novakoviç.
Histori e interpretuar keq
Reagimi i Aleksandër Vuçiçit do të ishte shumë më efikas, në rast se pozicioni i Serbisë do të kishte qenë disi më i mirë, thotë për DW Aleksandar Popov, drejtori Qendrës për Rajonalizmin.
“Pozicioni i Serbisë nuk është i tillë, plus ajo përformancë me fjalor të papërshtatshëm dhe e gjitha kjo çoi në një vendim të nxituar për të mos shkuar në Tiranë. E gjithë kjo histori është e luajtur keq dhe mendoj se nuk i shërben pozicionit të Serbisë në BE”. Por unë megjithatë mendoj, vazhdon Popov, “se pas një sulmi të tillë do të ketë tërheqje, dhe se në fund ai do të shkojë në Tiranë. Gjithsesi emocionet nuk janë aleat i mirë dhe duhet të mendojmë mirë, se sa hapësirë kemi për të bërë një hap prapa e për të rrezikuar procesin e integrimeve evropiane,” thotë Popov.
A është shkatërruar monopoli i Listës Serbe?
Rada Trajković vendosjen e saj në funksionin e ri në qeverinë e Kosovës e ka vlerësuar si lajm të mirë, pasi sipas saj “kjo do të thotë se Milan Radoiçiç nuk do të ketë asnjë ndikim në atë që ndodh, dhe se në këtë mënyrë do të thyhet monopoli i Listës Serbe për promovimin mendor të serbëve”.
Igor Novaković mendon se kjo nuk është e sigurtë deri në fund, “sepse Nenad Rashiç dhe Rada Trajkoviç janë subjekte politike që kanë marrë shumë pak vota në votime dhe nuk kanë legjitimitet politik. Megjithatë ajo që është e mundur në këtë moment, është një lloj fillimi i ndarjes në kuadrin e vetë bashkësisë serbe në Kosovë, pra që serbët që jetojnë në jug do të pranojnë modalitete të bashkëpunimit me qeverinë e Kurtit, ndërsa serbët në veri do të jenë mbështetës ndaj qendrimit të qeverisë në Beograd”, thekson Novaković.
Përvoja ime nga terreni thotë se serbët e jugut do të donin më shumë pluralizëm dhe mundësi për të zgjedhur, tërheq vëmendjen Aleksandar Popov. “Ata shpesh thonë se disa lëvizje të Beogradit u bien në kokë, sepse duhet pasur kujdes edhe për serbët në enklava. Po ta shohim nga ana legjitime, Kurti mund të kishte marrë në qeverinë e tij këdo, por problemi është që vetë Kurti ka bërë mjaft lëvizje kontraproduktive kohët e fundit, të cilat faktikisht e kanë ndërprerë procesin e bisedimve”, thotë Popov.
(Pa)mundësi kompromisi
Kur është fjala për vazhdimin e dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, edhe ky episod e rrezikon më tej procesin. Në të njëjtën kohë përfaqësuesit e BE-së dërgojnë mesazhe optimiste se si ndonjë lloj marrëveshjeje do të mund të arrihej në pranverën e vitit të ardhshëm, por Igor Novakoviç vlerëson se “edhe pse nga Brukseli përhapet optimizëm më duket se situata mes dy palëve është aq e nxehtë, saqë do të jetë e vështirë të arrihet një kompromis i caktuar”.
Një pjesë të fajit për ngecjen e dialogut mban edhe perëndimi, shton Aleksandar Popov, i cili vëren “se nuk ka sa duhet sinkronizim mes Uashingtonit dhe Brukselit. Gjatë krizës rreth targave çdo gjë është zgjidhur me një telefonatë nga Uashingtoni, dhe kjo në një farë mënyre ka qenë poshtërim i BE. Kjo pastaj ka hapur hapësirë për kalkulime të ndryshme dhe mendoj se do të kishte shkuar shumë më mirë, nëse nuk do të kishte pasur favorizim të një pale”, përfundon drejtori i Qendrës për Rajonalizmin./ DW
Nuk eshte per te biseduar apo u marre me kte Karikature te Milloshevicit ne asnji lloj maredhenje e niveli ndershteterore . Jo thjeshte per me ju kundervene ktij Palcoje feminor ,qe mesa duket kurr s'ka me u rrit e ber burre por eshte si ajo femija i llastuar marre prej asaj Fantazme per dore e fshehur surratin e tij ne Hijen e Dikujt . Ky Politikan nuk i duhet askujt ,madje as vet Serbise ,(flas per ate pjes intelektuale atje jo histeriket Nacionalist e Puppat e frym me ajer Krimineli . Megjithate , ne kte deklarate ky sqaron shume se kush eshte llumi i vertete i Terroristeve te Ballkanit ,te cilit i mungon vetem Medja varur ne qafe nga BE-ja ,nqs do donte te nderonte edhe veten e vet . Nqs do isha dicka ne Kosove do perjashtoja cdo Maredhenje me kte Komik Terroristi ,deri ne largimin e tij nga ai post . Cojeni ne Hag ,aty e ka vendin si edhe Milloshevici
shkruajta _ mul i mungon vetem MEDALJA varur qafe nga BE-ja jo "Medja" !
Sivllau ti po qan nen jorgan pse nuk po vjen Vucpidhi, madje zotohet te shkoje ta marr me charter. Rama = Vucic Se ai bastardi plaku i poshter eshte Berisha = Milloshevic Dardania sa me pare te largohet nga tirana zyrtare ( Beogradi 2 ) aq me mire do jet per te
Eshte vertet nji Fatkeqesi te kesh kufizohesh me te tille Shtet si Serbia . Kta e kane te pamundur te jetojne ne Paqe si gjithe Bota e Civilizuar ,saher ndihen te Forte kundrejt te tjerve ,duan ta tregojne te tjerve ne cdo rast ,si ai Adoleshenti i perjtshem . Ka nji eufori te pashenbull ke kta tipa Fodullash serb e pazakonte ne popujt e Politikanet e vendeve te tjera ne Ballkan ! Nuk po themi se Al bini qendron me lart ,por ne kte rast , nuk eshte aspak me poshte se ky Adoleshenti Serb qe i gezohet Muskujve te sapo rritur ! Pa e zgjat , nji gje e shte e dukeshme ne Politiken e ktij Shteti Terrorrist ,qe jeton nji Realitet komplet te Huaj ,nga ky qe jeton Raelieti ne Ballkan dhe e fundit se Shteti Serb nuk ka pasur asnjiher Personalitet , (per ata qe kuptojne cdo te thote vertet Personalitet ) - e gjate gjithe kohes kan vepruar e jane ala sot ne rolin e Manikinit ,qe fijet larte i terheq Dikush tjeter Ariu Ruse . _ Sekur te zbythej Srbia diku ne kufi me Republikat Ruse do ishte vendi i duhur per te gjithe
I dhemb koka nga druri qe i dha Zvicra .... Me Albinin te ka zene sharra ne goxhde . Ai nuk korruptohet si keta bastardet e Tiranes.
Po si qeni do te vije ne Tirane,deklaron miku i tij Rama.
Fatmiro , pse kac naiv me ken bre ! Eshte gjuha e Diplomacise ajo e Rams . Jo kaq naiv ala ne ket shekull .Prandaj ngelen ktu pas te gjithve
AI DO VIJE PATJETER PERNDRYSHE RAMA DO SHKOJ NE BEOGRAD DHE DO E MERR ME TAXI ;E NESE VERTETE NUK DO VJEN RAMES I DERGOJ NGUSHELLIMET ME TE SINQERTA NGASE RAMA PA VUCICIN NUK MUND TA SHAJE EVROPEN
Mos u merzitni banda e Berishes Bashes Metes Rames e Krajes
Gjithshka ky kelysh I Miloshevicit e ben per te sabotuar dialogun me Kosoven, si dhe per te bere presion per te marre sa me shume perfitime nga marreveshja me Kosoven nga Europa, e cila e ka rreshtuar veten dukshem ne anen e Serbise.
Ta pret mendja, femijë I llastuar nga të gjitha anët.
Do te ishte nje gjest diplomatikisht korrekt qe z Vucic te vinte ne Tirane per samitin pasi ky eshte samit i organizuar nga BE me qellim integrimin dhe gjetjen e gjuhes se perbashket ne rajon nga ky samit kemi mundesi te fitojme te gjithe nga pak
Ky bastard e kupton qe e ka te humbur luften ne Ballkan. Lufta Rusi-Ukrain e nxjerr jashte loje kete plehr. Jo se Evropa behet copa per Kosoven por sepse Koalicioni Ruso-Serb eshte me i rrezikshem per Evropen. Nuk e shpeton dot as kerrici i tij ne Tirane.
Rroftë Sllobodan Milosheviç, Janullatos eshte me ju.
Edvin Kristaq Rama me lidhje te ngushta me agjenturat serbo-greke behet me e qarte perdite. Eshte per te ardhur keq se akuzojme Berishen per lidhje me agjenturat serbo- greke, por ne te njejten kohe Mero Gelbaza jep dokumenta zyrtare nga USA dhe thote qe Klinton kritikon Berishen per marrdhenie te keqe me greqine dhe komunitetin grek. Po ashtu denon thirrjete berishes per bashkim kosove- shqiperi. Edvin Kristaq Rama, pasardhesi i Fatos Xhoana Nanos qe dihej se ca lidhjesh kishte me Janullatosin.
Rahman salih hamuti je Ti ? Kthehu ne Shpella se u bo von eshte koha me hinger Mutin ne mes te Shpelles
Ed Piçka vajton, se i shkon ne Tirane vellau.