Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë është duke i përcjellë me shqetësim deklaratat e fundit konflikt nxitëse dhe përdorimin e gjuhës denigruese të Presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç ndaj Kryeministrit të Kosovës z. Albin Kurti, ministrit të posa emëruar për Komunitete dhe Kthim të Qeverisë së Kosovës, z. Nenad Rashiç, dhe bashkëpunëtoreve të tij të komunitetit serb që nuk pajtohen me politikën e Serbisë.
Deklaratat e tilla që kujtojnë fjalorin e urrejtjes dhe luftë nxitës të regjimit të Millosheviçit ndaj shqiptarëve, dëmtojnë përpjekjet e komunitetit ndërkombëtar për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe rrjedhimisht edhe paqen e sigurinë në rajon.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë mbështet veprimet e Qeverisë së Kosovës për stabilizimin e situatës dhe përkushtimin e saj për një marrëveshje gjithëpërfshirëse të normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, me ndihmë të Bashkimit Evropian dhe përkrahje të SHBA-ve.
Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë i bënë thirrje faktorit ndërkombëtar perëndimor që të shtojë përpjekjet për arritjen sa më të shpejtë të normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë, si dhe të mos tolerojë veprimet destabilizuese të Vuçiçit, i cili tanimë e bëri të qartë se nuk ka hequr dorë nga orientimi pro-rus, me emërimin në krye të shërbimit për inteligjencë të Serbisë (BIA) të shovinistit dhe anti-shqiptarit famëkeq Aleksandër Vulin.
Serbia eshte nji nga shtetet e Ballkanit qe nuk ka ndryshuar asnji lloj sjellje prej Krimineli ne gjuhe e veprime , apo maredhenje kundrejt fqinjeve te saj qysh nga Mesjeta .Mbeten te pandryshueshem . Eshte e pazakonte qe ajo pjes e trurit te serbeve qe i flet Paqes e Miqesise Njerezores se ksaj bote s'eshte prekur aspak nga Evolucioni Njerezore ! Rast per t'u studjuar ne Laboratore .
Mos fol ashtu se merzitet Ramiu...i biri i Kristaqit dhe nipi i Spiro Kolekes. Vellazeria shqiptaro-jugosllave e ngjizur neper ferrat e viteve 40 nuk shuhet lehtë.
Ere Latif sa i zgjut qe je.Se Serbia eshte Shtet,na e ka fajin Ramuti(sipas teje).Se Serbia ka aleate dy Shtete Diktatoriale poe nga me te fuqishmet ne Bote(Rusin dhe Kinen),e ka fajin prap Ramuti thua ti.Or Latif Debili,qe per fatkeqesi ka shume si ti,duke mbajtur ne krye nje Koqe fishkur si Sali Krimineli.Nuk eshte faji Rames qe Serbia vjen nga ishJugosllavia e Titos me fuqi te madhe ne arenen nderkombetare,kurse Shqipnia vjen nga nje Izolim 50 vjecar,dhe pastaj nje Shkatrrim me se 20 vjecar ne kohen e Saliut.Sa per. Nipi i Spiros,ke ne PD ja njeqind qe jane Nipat dhe Mbesat e Ish Udheheqesve te Shqipnise Komuniste.Me vetem Saliun dhe kuptohet kush eshte PD,Komuniste nga gjithe anet,me Aleate Nipin e Manush Myftiut(Tit Koqe Vasili).Shko Q..u or Latif,bene mire te zgjidhni si do i veje Halli Kosoves me keto Shkerdhat Serb,pastaj merruni me PD -PS.