"Shk****** rrugës", dalin mesazhet e Sokolit dërguar babait para vetëvrasjes: Doja me pa varrimin e Hamides

2 Dhjetor 2022, 19:01Rajoni TEMA

"Shk****** rrugës", dalin mesazhet e Sokolit dërguar babait

Mediat kosovare kanë publikuar disa mesazhe të Sokol Halilit, i cili vrau me armë zjarri para maternitetit ish-bashkëshorten e tij, Hamide Magashi, një ditë para se ajo të lindte fëmijën e saj dhe dy ditë më pas ai vrau veten.

Mesazhet e publikuara, pretendohet se ai ia ka dërguar babait para se të kryente aktin e vetëvrasjes. 

Ai mohon akuzat se ka ushtruar më herët dhunë ndaj bashkëshortes së tij dhe i kërkon familjarëve që të mos besojnë mediat dhe gazetarëve, duke i akuzuar këta të fundit se nuk po tregojnë të vërtetën.

Ai shkruan se nëse do të kishte ushtruar dhunë ndaj ish-bashkëshortes, ajo nuk do të ishte afruar për të biseduar. Sokoli tregon se i është lutur Hamide Magashit që të mos e linte fëmijën jetim.

Sipas tij, 35-vjeçarja i është përgjigjur se fëmijës nuk mund t'i jepte gji e ëma e Sokolit dhe sipas saj, ky i fundit nuk ka marrë vesh kur duhej dhe edhe për një seancë gjyqësore dhe fëmija do të ishte i saj.

Ai thotë se mund ta kishte vrarë veten edhe në momentin kur vrau Hamiden, por shkruan se ka patur dëshirë të shohë ceremoninë e varrimit të Hamide Magashit dhe se a do të thuhej e vërteta.

"Unë nuk kam fëmij me shit, dhe pse kur e ke patur këtë plan (të bëhej me fëmijë) nuk u shk*rdhejshe udhës e me më marr fëmijën, por më ka marrë në qafë mua kështu me këto plane" është një pjesë e mesazhit trë Sokol Halilit.

Sipas tij, ajo donte thjesht të ishte e martuar që mos i thonte komshija se fëmijën e ka kopil.

1 Komente

  1. S
    Scandal

    Kane than pleqt "pa i ndegju dy tupan mos me fol"ky djale shkret q'ka me than mire s'ka ber..por kjo gruja e tij paska bere hesapin"pa fol me t'zotin"

    Lini një Përgjigje