Kreu i diplomacisë serbe, Ivica Daçiç do të vendosë nëse do të shkojë në samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor në Tiranë.
Për propozimet për zgjidhjen e marrëdhënieve me Prishtinën, të cilat i vihen Serbisë, ai tha se Beogradi e ka bërë të qartë vijëne kuqe, shkruan N1.
“Çdo marrëveshje që nuk e përfshin Kosovën si shtet të pavarur dhe njohjen e saj, pra anëtarësimin në Kombet e Bashkuara, është temë e mirë dhe bazë për diskutime të mëtejshme.
Prandaj, ne jemi larg një propozimi përfundimtar, por kur Serbia ka thënë qartë se cilat janë linjat tona të kuqe, por ne jemi të gatshëm të bisedojmë, është e rëndësishme të marrim pjesë në bisedë”, tha Ivica Daçiç.
Rëndësi ka që serbët bisedojnë me shqiptarët. Ata le të mbajnë linjat e tyre por Kosova është e pavarur dhe këtë se luan as topi. Sa më shumë kohë kalon aq më shumë forcohet shtetësia e Kosovës dhe në një të ardhme të afërt do jetë edhe pjesë e NATO-s dhe organizatave të tjera. Serbia e di që Kosova tashmë është çështje e mbyllur. Gjithsesi serbëve në Kosovë ju duhet dhënë më shumë besim pasi janë të detyruar të jetojnë në një shtet të përbashkët dhe për këtë tolerantë në maksimum duhet të jenë shqiptarët pavarsisht se kanë vuajtur shumë prej regjimeve serbe. Serbët janë popull si të tjerët por fajin e kanë politikat e ndyra.