Vuçiç i kundërvihet NATO-s: Po keqtrajtoni serbët, nuk do lejojmë ngritjen e barrikadave

25 Gusht 2022, 12:27Rajoni TEMA

Vuçiç i kundërvihet NATO-s: Po keqtrajtoni serbët, nuk

Presidenti serb, Aleksander Vuçiç proteston kundër deklaratës së misionit të NATO-s në Kosovë se nuk do të lejojë ngritjen e barrikadave në veri.


Numri një i Beogradit sugjeroi se misioni po tregohej i njëanëshem dhe tha se gjatë dy ditëve të ardhshme do t’i dërgonte një letër, për të kundërshtuar qëndrimin lidhur me tensionet për çështjen e targave dhe letërnjoftimeve.

“Qëllimi juaj duhet të jetë mbrojtja e popullatës serbe, ata janë minoritet. Pse po i ndihmoni shqiptarët që të shtypin këtë minoritet. Pse, së bashku me shqiptarët po keqtrajtoni serbët, a është detyra juaj apo jo që të ndihmoni serbët”, tha Vuçiç.


Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Ferenc Kajári tha për televizionin publik të Kosovës më 23 gusht se situata në veri të Kosovës është e qetë dhe se forcat ndërkombëtare nuk do të lejojnë më vendosjen e barrikadave.

Më herët misioni paqeruajtës paralajmëroi se është i gatshëm të ndërhyjë nëse rrezikohet stabiliteti në vend.
Presidenti serb, Vuçiç shtoi se e interpreton ndryshe rolin e KFOR dhe të NATO, dhe sipas tij kriza nuk mund të zgjidhet në këtë mënyrë.

Në një reagim ndaj deklaratës së mëhershme të Vuçiç se Serbia mund të ndërhyjë për të mbrojtur serbët nëse NATO nuk bën punën e vet, ish-ndihmës Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jamie Shea i kujton presidentit serb se misioni paqeruajtës është përgjegjës për sigurinë në Kosovë.

NATO sipas tij duhet t’i tregojë Serbisë së është në gjendje të vazhdojë mandatin e tij, dhe se Beogradi nuk ka asnjë rol në kosovë në këtë drejtim.  

1 Komente

  1. H
    Hulumtuesi

    Pafillua serb eshte me i zgjuar se patrioti shqiptar. Pafillua serb i pershtat fjalet sipas rastit. Kur flet me Kurtin serbet e Kosoves i quan populli serb dhe kur flet me NATO i quan ata minoritet. Patrioti shqipar nuk ben dallim si kur flet me pafillon serb ashtu dhe kur flet me NATON. Ai gjithmone thote se nuk do lejoje asociacionin e komunave serbe dhe haron se keto komuna nuk jane komuna te pavarura por minoritet qe duhet te kene te drejtat njelloj si shqiptaret e Serbise....Pafillua serb hiqet si dhelper ndersa patrioti shqiptar si gomar. Ai nuk i spjegon pafillos serb se minoriteti serb ne Kosove do kete te gjitha te drejtat e minoriteteve sipas konventes evropiane por i thote se kete nuk e lejon kushtetuta duke lene te kuptoje se vertete keta serb ne Kosove jane popull dhe jo minoritet. Kurti eshte indoktrinuar keq nga pafillua serb dhe vertete mendon se serbet e Kosoves jane populli serb por ai nuk do lejoje qe ata te jene popull. Gomari mbetet gomar dhe dhelpra mbetet dhelper! Gomari nuk di te zgjedhe fjalet por pellet vazhdimisht. Dhelpra si dhelper e dredh bishtin sipas rrezikut....

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje