“Vizita e Vulin në Moskë me pasoja negative për pozicionin e Serbisë në dialog”

24 Gusht 2022, 11:36Rajoni TEMA

“Vizita e Vulin në Moskë me pasoja negative për pozicionin

Për Deputetin e Parlamentit Evropian, Klemen Groshel vizita e ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin në Moskë, përveç që ka qenë një “PR Show”, mund të ketë pasoja negative për pozicionin e Serbisë në raport me dialogun me Kosovën.

Mu për këtë eurodeputetit slloven, vizitën e Vulin’it në Moskë e konsideron si një një tjetër hap prapa për Serbinë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

“Serbia ka aleatë brenda BE-së për çështjen e Kosovës nuk ka nevojë për aleancë me Rusinë. Do të ishte hap shumë më i mirë dhe më i zgjuar që Serbia të krijojë lidhje të mira dhe të forta me ato vende në BE që kanë një qëndrim shumë më të qartë për këtë çështje”, ka thënë Groshel për medium serb, Nova.rs.


Qasja e Serbisë se ngërçi politik me Kosovën duhet të zgjidhet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, sipas eurodeputetit Groshel, është gabim.

“Serbia e ka idenë e gabuar se Rusia, si një anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, do të jetë në gjendje të sigurojë prapavijën e saj për çështjen e Kosovës. Është e qartë se çështje e Kosovës do të zgjidhet përmes dialogut Kosovë-Serbi nën ndërmjetësimin e BE-së dhe me pjesëmarrjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, shpjegon ai.

Groshel më tej ka theksuar se shtetet perëndimore në fund të ditës do të vendosin se cili do të jetë statusi i Kosovës, deshi apo nuk deshi Serbia.

“Ky është mesazhi kryesor që është dërguan nga Uashingtoni dhe Brukseli”, ka shtuar ai.

1 Komente

  1. M
    Mira

    cfare e ka Gollum-in ky Vulin-i?

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje