
Nënkryetari i Kuvendit të Serbisë, njëherësh gjenerali në pension, Bozhidar Deliq, ka vdekur në moshën 67-vjeçare, konfirmuan për Radion Evropa e Lirë nga institucioni ligjvënës.
Shoqata e Veteranëve të Brigadës së Motorizuar 549, njoftoi se Deliq vdiq pas një sëmundjeje të gjatë. Ai u tha se vdiq në Moskë të Rusisë, ku kishte shkuar për trajtim mjekësor.
Deliq ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit të Serbisë më 2 gusht të këtij viti.
Në zgjedhjet parlamentare të 3 prillit, ai kishte udhëhequr listën NADA (Shpresa).
Deliq u lind në fshatin Lugbunar të Gjakovës më 8 janar 1956.
Ai ishte shef i shtabit të Brigadës së Motorizuar 715 të Ushtrisë së Republikës Sërpska gjatë luftës në Bosnjë e Hercegovinë. Më pas ai u bë komandat i Brigadës së Motorizuar 549 gjatë luftës në Kosovë.
Në periudhën 2002-2005, ai ishte pjesëtar i Drejtorisë Operacionale të Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Jugosllave dhe të Ushtrisë së Serbisë dhe Malit të Zi. Ai u pensionua nga karriera ushtarake më 2005.
Si dëshmitar i mbrojtjes, ai dha dëshmi para Tribunalit të Hagës në gjykimin kundër ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq dhe gjeneralit Vladimir Lazareviq.
Deliq ishte pjesëtar i Partisë Radikale Serbe, lideri i së cilës, Vojslav Sheshel u dënua nga Tribunali i Hagës.
Më pas, më 2008 ai iu bashkua Partisë Përparimtare Serbe, që aktualisht është në pushtet në Serbi. Megjithatë, më 2011 u kthye të radikalët, por më 2020 u largua sërish nga partia e Sheshelit.
Më 16 gusht, Shoqata për krimet e luftës “Gjakova 98-99”, dorëzoi kallëzim penal kundër Deliqit në sektorin e krimeve të luftës në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Shkëndije Hoda, përfaqësuese e kësaj organizate, tha se kanë mbledhur dëshmi civile për, siç tha ajo, krime që dyshohej se Deliq i kishte kryer ndaj civilëve shqiptarë në luftën e fundit në Kosovë.
Edhe Fondi për të Drejtën Humanitare në Serbi, kishte dorëzuar dy kallëzime penale për krimet e dyshuara në Kosovë, por autoritetet serbe asnjëherë nuk sollën para drejtësisë Bozhidar Deliqin.
Në kallëzimet penale të dorëzuar nga Fondi, bëhej fjalë për krimet e dyshuara të kryera ndaj popullatës civile në Tërnje dhe Landovicë të Kosovës.
Pasi Deliq ishte zgjedhur në postin e nënkryetarit të Kuvendit të Serbisë, kishte reaguar presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.
Osmani kishte thënë se Deliq ishte komandat i një brigade ushtarësh “që masakruan mijëra kosovarë”.(REL)
Le te piqet ne Hell per triljiarda shekuj. Kujtoi ky qe do jetonte pafund duke vrar civile.
"Le te piqet ne Hell per triljiarda shekuj." tashti po që jemi të kënaqur,haku u mor,për triliarda vet do të piqet në hell?? hell shqiptar apo anglez?? shkoni mor debila,nëse kudhej ndëshkuar,duhej bërë së gjalli se së vdekuri!? nuk dënon dot askënd,përveçse gënjen veten duke i bërë qefin se krimineli mori dënimin!! ai që kryen krim në jetë duhet të paguajë gjatë jetës,ai që kryen krim pas vdekjes le ti paguaj krimet e tij pas vdekjes!! unë e shoh në këtë mënyrë!! ky jetoi pa u ndëshkuar për krimet e tij! kjo është e vërteta!!nuk u dënua për krimet që bëri!!
Edhe ti kujton qe syt e kafsheve edhe te njeriut dollen nga betoni ose guri, apo gjinitë per tu shumëzuar dolen rishtazi nga shkembi apo 1 qelizorshi?
ke të drejtë janulle!! të gjitha kanë dalë nga infinit qelizorshi e janë bërë,shumë qelizorë e një qelizorë!! pak a shumë,shpërbërje,skarcitet!! ti vazhdo e mallkoi me "hellin" tënd,unë dua ti shoh në hellin tin sa janë gjallë!! si milloshin e karaxhiçin!!
Kane shume gjynahe per te lare per masakra ne te pafajshem qe kane kryer funderrinat e Uraleve.Europa duhet te jete me e vendosur ndaj ketyre bastardeve qe kane qene dhe jane vazhdimisht kercenues te paqes dhe sherbetore te Rusise ne ballkan.NE DJALL QENI I PESHTIRE!