"Kurti t’i zgjidhë problemet e Kosovës ashtu si Haradinaj e zgjidhi çështjen e ushtrisë"

23 Gusht 2022, 12:57Rajoni TEMA

"Kurti t’i zgjidhë problemet e Kosovës ashtu si Haradinaj e

Sipas Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Qeveria e Kosovës në krye me Albin Kurti, duhet t’i trajtojë çështjet dialogut, krizës energjetike e asaj ekonomike, ashtu si ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, pati trajtuar çështjen e formimit të Ushtrisë së Kosovës, e cila ishte parë me shumë skepticizëm nga mekanizma të rëndësishëm ndërkombëtar të sigurisë në botë.

Sipas partisë opozitare, liderët shtetëror të vendit nuk duhet të mbjellin frikë, traumë e pasiguri te populli.

Përkundrazi ata duhet të prodhojnë zgjidhje për tema të rëndësishme duke mos e përqendruar vëmendjen në disa tema të parëndësishme.

“Temat për luftën, për dimrin e vështirë energjetik, për vjeshtën e rëndë shëndetësore, nuk duhet të ekzistojnë në fjalorin e kryeministrit dhe ndonjërit ministër të kabinetit qeveritar. Këta të fundit janë me ofru zgjidhje për secilën temë. Kujtojmë se kryeministri Haradinaj në vend që të fliste për rreziqet, iu përvesh punës për krijimin e ushtrisë, pa zhurmë e gjithnjë në koordinim me ShBA-të”.

3 Komente

  1. m
    mohikani

    shkurt! ship!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Këshilltari Presidentit BEGAJ

      Kosovart në biseda politike televizive flasin për BE-në, Sërbin, dhe disa politikan Amerikan me emra, asnjë fjalë për Shqipërinë që ju dha Panvarsin që se meritojn.

      Përgjigjjuni
      1. K
        Këshilltari Presidentit BEGAJ

        Mendimet e tyre i merr era, sot më mirë për të gjithë është që Kosova të zbatoj me përpikmëri ajo që i kërkohet nga ambasada Amerikane në Prishtinë. Asgjë tjetër.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje