
Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin, tha gjatë një takimi në Moskë me ministrin e Jashtëm rus, Sergei Lavrov, se “Serbia është i vetmi shtet në Evropë që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë dhe nuk është bërë pjesë e histerisë anti-ruse”, njoftoi Ministria serbe për Punë të Brendshme.
Vulin tha po ashtu se Serbia, e udhëhequr nga presidenti Aleksandër Vuçiç, “nuk harron shekujt e vëllazërisë” me Rusinë dhe shprehu “mirënjohje të madhe” ndaj Moskës “që në mënyrë të vazhdueshme respekton sovranitetin dhe integritetin territorial të Serbisë”, shkruan Radio Evropa e Lirë.
Ndërkaq, kryediplomati rus, Sergei Lavrov, tha se shteti i tij do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje Serbisë për të ruajtur integritetin e saj territorial, u tha në njoftimin e Ministrisë së Brendshme të Serbisë.
Sërbia kërkon të na fusi në konflikt me Rusin, pasi mendon se barrazimi saj ndaj sulmit të NATO-s më 1999, vetëm kështu arrihet.
Ti ore keshilltar i llarit , kur ecen hidh nje sy mbrapa , jo per gje , po mos te kane varur kanace konservash ....se si bicim dybeku me dukesh ....
Haha edhe keta si Turqit shqip foles. Edhe Turqit shqip foles jane krenare që Jane vllezer me Turqit azitike dhe pushtusit i thone babe
Duhet të krenohet edhe Edwini, është shteti i dytë në Evropë që nuk zbaton sanksione ndaj Rusis fashiste.
Serbët kanë qenë krenarë edhe kur kanë vrarë fëmijë!