Vjosa Osmani nuk kursehet, shpenzuan mbi 80 mijë euro për pak muaj, koktej protokollar 1 mijë euro

22 Gusht 2022, 18:27Rajoni TEMA

Vjosa Osmani nuk kursehet, shpenzuan mbi 80 mijë euro për pak muaj,

Presidenca ka shpenzuar mbi 86 mijë euro nga buxheti i shtetit për në periudhën janar – qershor të këtij viti.

Presidentja Vjosa Osmani dhe kabineti i saj (totali 19 persona) kanë shpenzuar 75 mijë e 226 euro gjatë kësaj periudhe, sipas të dhënave të publikuara nga Presidenca.

Më së shumti para Osmani dhe kabineti i saj kanë shpenzuar për bileta të udhëtimeve zyrtare jashtë vendit (48 mijë e 968 euro). Për akomodim gjatë udhëtimeve kanë shpenzuar 12 mijë e 658 euro, ndërsa 9 mijë euro për karburante.

Në dreka dhe darka zyrtare presidentja Osmani dhe kabineti i saj kanë shpenzuar 3 mijë e 455 euro. Ndërkaq, një koktej protokollar me rastin e javës së gruas i ka kushtuar Presidencës 1 mijë euro.

Administrata, ish-presidentët dhe Këshilli Konsultativ për Komunitete në kuadër të Presidencës kanë shpenzuar afro 11 mijë euro prej janarit deri në qershor.

Këta më së shumti kanë shpenzuar për karburante (7 mijë e 578 euro).

Për dreka dhe darka zyrtare ata shpenzuan 2 mijë e 977 euro, ndërsa 371 euro u kanë kushtuar biletat e udhëtimeve zyrtare jashtë vendit. /express

Image

Image

5 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Shpenzimet që i kanë bërë me Presidentin Begaj do ju kthehen së shpejti.

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironci

      Po c,a jane 75 mije euro se late nam !?................... Kaq keta tanet i harxhojne per 1 nate ne Dubai............. . Pa le kta biznesmenet tane me kyrvat dhe grate e tyre me kurvaret, i lene nga 1 milion euro nata.

      Përgjigjjuni
    2. t
      taras bulba

      Edhe Kosova i publikon shpenzimet e presidences , imagjinoni sa hajdut ishte Ilir Meta , pate qe gjete qenies se tij si president per 5 vjet te botonte te tilla te dhena ????? E kish mbushur preidencen me keshilltare , dhe nuk jepte kurre te dhena mbi shpenzimet e saj si presidence ...dhe te tijat si president , nuk je perandor , je president dhe si i tille duhet te japesh llogari deri ne nje per parate e tatuesit shqiptar , dhe qeveria ti nxjeri ato ne ankand dhe jo te dalin mbas shume e shume kohesh dhe te fillojne thashethemet , sic dolen per presidenten e parlamentit Zosefina Topallit , se sa kish shpenzuar , sa benzine sa nafte , sa keshilltaret e sa te tjeret , ju kujtohet kur ja numuronte Taulant Balla ?? Ja thosh ama ja thosh kur iku dhe jo sa qe ne detyre ,, .....tani qarte e bukur ...me vone skane asnje vlere ....

      Përgjigjjuni
      1. P
        Poli

        Bravo...asgje hic....nje rruge me air Albanian eshte sa shoenzimet e nje viti per Kosoven..pse nuk I publikon kryeministria jone shoenzimet?

        Përgjigjjuni
        1. X
          X

          Bravo qeveria e Kosoves...TRANSPARENC!

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje