
Llogaritë të Twitter të ambasadave serbe në Armeni, Iran, Indonezi, Nigeri, Zimbabve, Gana dhe Kujvat edhe të Konsullatës së Përgjithshme në Çikago, janë pezulluar më 18 gusht.
Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Punëve të Jashtme të Serbisë, ku sqaron se pezullimi i tyre “u bë pa asnjë sqarim dhe pa asnjë njoftim paraprak që do të tregonte për ndonjë shkelje të mundshme të rregullave të komunikimit në këtë rrjet social”.
Ministria e Jashtme serbe e cilëson këtë si “të papranueshme për misionet diplomatike të një shteti demokratik që nuk është subjekt i asnjë sanksioni”.
Serbia ka kërkuar nga kompania Twitter që të zhbllokojë këto llogari.
Ministria e Jashtme serbe po ashtu tha se shpreson se pezullimi i llogarive “nuk është pjesë e përpjekjeve për të heshtur Serbinë në luftën për të vërtetën”, veçmas për situatën lidhur me Kosovën.
Pak ditë më parë kompania Twitter pezulloi llogaritë e disa deputetëve dhe politikanëve të Partisë Përparimtare Serbe, e cila është në pushtet në Serbi, dhe të një zyrtari qeveritar.
Twitter është rrjet social politik, por përbuzja që i bëri Vuçiç, kurtit, bëri që politika Amerikane të mbajë distanc nga kjo arrogance e panevojshme.