
Greqia shënon një vit rekord në turizëm, më shumë se në vitin 2019, megjithë luftën në Ukrainë, krizën energjitike dhe inflacionin e lartë.
Prej kohësh nuk është dëgjuar kaq shumë muzikë, nuk është kërcyer kaq shumë, nuk është pirë e ngrënë pranë detit nën qiellin e verës sa këtë verë në Greqi. Pas 12 vitesh krize financiare, dy vite pandemie të Coronës, dhe gjashtë muaj të luftës në Ukrainë, grekët duan të jetojnë sërish ditë pa shqetësime, para se të kthehen sërish në realitetin e ashpër të fakteve. Në javën e tretë të gushtit 2022, shumica e grekëve kanë prenotuar pushimet, duke u përpjekur të harrojnë disi aferën e përgjimeve të gazetarëve, dramën e refugjatëve, krizën energjitike, inflacionin që në korrik u ngjit në vlerën e 11,6%.
Nga ana tjetër në Greqi shpresat janë shumë të mëdha që sezoni turistik i këtij viti të vazhdojë me këto ritme si deri më tani. Ekonomia e Greqisë është e varur nga turizmi, madje në vite të mira të ardhurat e turizmit përbëjnë 20% të kapacitetit ekonomik grek. Viti 2022 duket se të jetë një vit shumë i mbarë për turizmin grek. Ministri i Turizmit, Vasilis Kikilias madje pret më shumë turistë se në vitin 2019, vit rekord deri më tani. Në këtë vit në Greqi pushuan 33 milionë turistë, të ardhurat nga turizmi në 2019-n kapën vlerën e 18,2 miliardë eurove. Këtë vit priten rreth 20 miliardë euro të ardhura.
1 milionë turistë në javë
Shifrat aktuale janë shumë premtuese: Nga fillimi i gushtit gati çdo javë mbërrijnë 1 milionë turistë me avion në Greqi, sipas ministrit Kikilias. Qindra mijëra të tjerë udhëtojnë më automjete në Kalkidiki apo Pieria në veri, shumica nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Edhe korriku e qershori shënuan një fluks të madh turistësh. "Nëse puna vazhdon kështu atëherë do të mbijetojmë dimrin e ardhshëm", shkruan Panayiotis, menaxheri i një lokali plazhi në Naksos. Ishulli më i madh i Kikladen kishte në korrik 2022 po aq vizitorë sa në vitin rekord 2019. Në ishujt e njohur grekë si Mikonos, Santorini, Korfu, Kos apo Rodos është gati e pamundur të gjesh një vend, nëse nuk ke prenotuar në kohën e duhur. Me shumë para në kuletë dhe me fat mund të gjesh një dhomë në fillim të shtatorit.
Thesaret e rivierës së Athinës
Juan dhe Jasmina nga Spanja nuk janë penduar për vendimin spontan, kur nuk mundën të gjenin një dhomë në Santorini. Ata qëndruan në Athinë dhe çdo ditë zbuluan një plazh të ri në rivierën e Athinës. "Në qytet është shumë bukur dhe rehatshëm. Shkojmë me metro deri në plazh, deti është i mrekullueshëm, i ngrohtë dhe i kthjellët, e nëse nuk ke nevojë nuk ke pse ta marrësh me qira një çadër të shtrenjtë", thotë Jasmina. Ndërsa Juanit i pëlqejnë baret e kryeqytetit grek. Në gusht mund të shijosh lokalet athinase veçanërisht mbrëmjeve pasie vetë athinasit kanë shkuar të verojnë në shtëpitë e pushimeve, në qytet ka shumë më pak trafik e pak zhurmë dhe gjen vende sa të duash në bare e taverna.
Kurse në ishujt grekë plazhet janë të tejmbushura, nganjëherë më shumë se sa është e durueshme. Edhe baret dhe tavernat. Por për ata që duan të bëjnë party këto janë kushte ideale. Ndërsa kush do qetësi mund të kërkojë një vend në ishujt më pak të vizituar grekë, apo në mal. Atmosfera e kësaj vere bëhet edhe më interesante nga oferta shumë e pasur kulturore, pas dy vitesh pandemie. Kudo mbahen koncerte në teatrot antikë të Epidaurus, Filipoit, Dionit, Dodonit, Samotrakit etj. Në fundjavë mund të ndjekësh shfaqjet e tragjedive greke, komedive apo pjesëve moderne teatrale, si edhe festat popullore.
Boris Johnson dhe britanikët
Atmosferën nuk e ka errësuar as lufta në Ukrainë. Madje edhe mungesa e turistëve rusë, që kanë qenë prezentë në Kalkidi apo Kretë nuk është ndjerë shumë, sepse ata janë zëvendësuar nga turistë nga vende të tjera. Deri në mes të gushtit shumica e turistëve erdhën nga Britania e Madhe, mes tyre edhe kryeministri britanik, Boris Johnson. Po ashtu mjaft turistë kanë ardhur edhe nga Gjermania, Italia, Holanda, Zvicra, Austria e Polonia. Të dhënat nga Banka Qendrore tregojnë një rritje të numrit të turistëve nga SHBA me 50% krahasuar me vitin 2919.
Çudia e kësaj vere ishte menaxhimi i mirë i punës në aeroportet greke, ndryshe nga gjendja kaotike në aeroportet europiane për shkak të mungesës së personelit. Por hotelet dhe gastronomia e kanë pasur të vështirë të gjejnë punëtorë. Çdo i pesti vend pune në këtë sektor ka mbetur i pazënë, sipas Institutit për Studimin e Turizmit, INSETE. Shumë grekë shkojnë të punojnë në degën e turizmit jashtë vendit këto muaj, madje edhe në vende ekzotike si Islanda. Aty ata gjejnë kushte më të mira pune dhe pagesë më të mirë.
DW
Qari shqyptarve
Sic duket njerzit instiktivisht e ndiejne se raca njerzore ka arritur nje limit qe do e coje ne nje forem tjeter egzistence prandaj Po nxitojne te jetojme ne kete forem qe jemi
Islanda vend ekzotik?
Sa leke keni marre o bythecer per te bere kete reklame greke
Seshte reklame o hajdaro. Ne gjithe boten simjet turismi ka qene ne kulmin e vet jo vetem ne Greqi . Kishin dy vjet te mbyllyr njerezit
Ke te drejte Manello per boten e leshimin si qeni nga zinxhiri,por per turizmin shqiptar asnje fjale pozitive,vetem zi e zi qe zifshin kaptinat e ketyre mender Karzetareve
Hahahaha....mjaft u qyrravitet o gazetare me komplekse....kujt po i "rruhet" se cfare turizmi ka kete vere Greqia o bastard......c'fare duhet te themi per turizmin ne France me 80 milion....Italia me 50 milion....Spanja po ashtu....Gjermsnia me 60 milion....madje Antalya...rekord....o b..q....kangjellash....mjaft o zagare se ju doli boja duke u bere jargavitesit e jevgjiteve te Athines....sperma te skaduara......
Cili nga ato vende, që përmend ti, ka mbi tre herë më shumë turistë se numri i popullsisë vendase?! Urren, ok! Llogjikën mos e humb.
Kerko per Statistik e turizmit per vendet e Botes apo Europes....te shikosh ku rradhitet....bordelloja e borxheve(Greqia) per nga vizitoret....qe nga 1995 e deri sot....pastaj hajde e "ha" m...ne kete forum.......
Turp nuk ke?! Më detyron të të përgjigjem: U ngopsh!
Oj Mir...turizmi nuk varet nga numri i popllsise se atij vendi por nga faktore te tjere....Greqia edhe sikur te kishte me shume popullsi apo dhe me pak...nuk do te luante rol ne.....ajo nuk thith e shume se 20 milion....sikur te "zmadhohet" apo te"zvogelohet"....pra ajo nuk i jep turisteve ate qe i japin Franca....Italia...Spanja...Gjermania....qe thithin shume me shume turiste se Greqia....prandaj mjaft me qyrravitje....se jeni bere te peshtire
U bere.keq ob.q lulishtesh? Mos e krahaso me Gjermanine Francen apo Italine qe jane nga 8-9 here me te medha se Greqia Krahasohe me plazhet e albanistanit . Ku kercet muti ne det dhe thika e skafi ne toke Sa per anatalian e sivllrzerve te tu i bine deri te koqet e helenve. Rrace muti
Hahahaha....edhe jevgjit leshqen ....edhe AC/DC....vere ndonje pseudonim nga ata te tallaves jevgjite...1.50 te gjate e me mushteqe si karrocieret e kohes se Enverit.....se ata te pershtaten ty o klloun....plazheve shqiptare ti....hash m...ti dhe te gjithe tipat si puna jote....se infrastruktura e tyre nuk eshte bere me lekat e Botes si plazhet e asaj ...bordello borxhesh.....qe plerave si ty ju shkojn jarget...more vesh o kokrra e shkerdhates....mora thuaj....carac....
Ku ka si greqia! Turistet trajtohen mire, ndjehen te sigurt, pastaje greqia ka dhe standarde te larta jetsore.
zeqe , Greqia eshte nji Hale e qelbur e Turizmit dhe e gjithckaje .
Bobo, sa paske heq ne kurbet vllai
Karagjoz Korifillaku qe deri dje s'i ngopej zorra me buk misri ,sot kendon si kaposhi maje halese Olimpike ! Hahahahahahaha me ne fund Sufllaqi ta paska mbushur Zorren e Trashe . Kujdes mos bohesh kaps nga mishi i prishur dhe larg qoft ,na hik per lesh mooooreeee e na kerkon te bejme klizma
@Jani Hajdari. Po lexo pak me poshte a derebardhe. Thote DW. I perkthyer ne shqip dmth.
Greqia eshte si shpirt. Vend i bekuar.
Ju "tironsit" jevgjit keni qef se si ato jeni bo..si nga kultura si nga pamja..si nga mentaliteti....thjeshte hale....le qe gjysma juj jon ardhacake qe Sulltoni i la ketyne onve....e sot na bojn tironsin".....
O xhonturqit shqifolës. Injoranca e osmanllinjve ju ka mbire ne kokë. Po si mund te shash plazhet e bukura te Greqise apo Kemerin. Bodrumin, Antaljan e Turqise..Kulturen e sherbimit turistik te mrekullushem...
O xhonturqit shqifolës. Injoranca e osmanllinjve ju ka mbire ne kokë. Po si mund te shash plazhet e bukura te Greqise apo Kemerin. Bodrumin, Antaljan e Turqise..Kulturen e sherbimit turistik te mrekullushem...