
Në Rudare, ku kryqi ortodoks serb ndodhet në rrugën që çon nga Kosova në Serbi, trupat amerikane dhe automjetet e NATO-s janë parkuar pranë kufirit të dy vendeve.
Në Mitrovicën e Veriut, njerëzit ecin të qetë rrugëve, ndërsa ata në baret e qytetit ndjekin fjalimin e presidentit Aleksandar Vuçiç, i cili iu premton se do t’i mbrojë.
“Nuk do të ketë kolona refugjatësh. Ne do t’i mbrojmë qytetarët tanë nga persekutimi dhe masakrat nëse NATO, apo trupat e KFOR-it nuk do ta bëjnë”, tha Aleksandar Vuçiç, president i Serbisë.
Tensionet mes Serbisë dhe Kosovës u rritën muajin e kaluar, kur qeveria e kryeministrit Albin Kurti deklaroi se dokumentet serbe të identifikimit dhe targat e automjeteve nuk do të jenë më të vlefshme në territorin e Kosovës.
Pjesëtarët e pakicës serbe reaguan të irrituar ndaj këtij paralajmërimi dhe ngritën blloqe betoni në rrugë, vunë në funksion sirenat e alarmit nga sulmet ajrore dhe qëlluan me armë zjarri në ajër dhe në drejtim të Policisë së Kosovës.
Nën presionin e Perëndimit, kryeministri Kurti e shtyu implementimin e masës për një muaj, deri më 1 shtator.
Serbia po pergatitet per lufte , o budallenj!