Gjykata e Apelit refuzon ankesën e Thaçit, mbetet në paraburgim 

23 Gusht 2022, 19:07Rajoni TEMA

Gjykata e Apelit refuzon ankesën e Thaçit, mbetet në

Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e ish-presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.

Thaçi apeloi vendimin e gjyqtarit për procedurën paraprake në të cilin urdhërohej vazhdimi i paraburgimit. Lajmi u bë me dije nëpërmjet faqes së internetit të Dhomave të Specializuara.

Në shpjegimin e saj, Dhoma thekson se arsyet e paraburgimit të tij ende qëndrojnë, dhe ekziston rreziku i arratisjes, dyshimi se ai mund të ndërhyjë në procedurë dhe rreziku i kryerjes së krimeve të mëtejshme.

Prokuroria e specializuar më 29 prill ka paraqitur një aktakuzë të ndryshuar kundër Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, në të cilën pretendojnë se kanë kryer krime lufte në Gjilan, Budakovë dhe Semetish.

Ata janë të ndaluar në Hagë që nga nëntori i vitit 2020.

2 Komente

  1. K
    Këshilltari Presidentit BEGAJ

    Thaçit i dhamë mundësi të përfajqsoj Kosovën në rambuje të Francës në 1999, e bëmë kryetar Partie, kryeministër dhe së fundi president. Për ne të gjithë Kosovarët janë njësoj, ndaj po përpiqemi t'ju ndodhemi pranë dhe të tjerrëve.

    Përgjigjjuni
    1. Çekiçi

      Hashimi dhe Kadrija janë hero te luftes dhe te paqes Edhe nëç Hagë janë hero dhe do mbesin hero per jetë e mot Albini dhe Vjosa janë mashtrus në luftë mashtrus në paqë genjeshtar në luftë genjeshtar në paqë Miku im te respektoj per mëndimin tend por duhet dalluar herojt nga mashtrusit dhe nga genjeshtaret Edhe Rrahman Morina e Hajrije Spikerica kan qenë te Kosoves siq janë Albini dhe Vjosa por janë tradhtar mashtrus dhe genjeshtar

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje