
Në gjysmën e parë të vitit 2022, 6 mijë e 198 shtetas të vendeve të treta u dëbuan nga Gjermania ndërsa të dëbuarit u dërguan në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri dhe Gjeorgji.
Afro 230 persona u dëbuan në Turqi dhe 1 mijë e 826 të tjerë u dërguan në shtetet e tjera anëtare evropiane në përputhje me Rregulloren e Dublinit.
Kjo e fundit rregullon që këta persona që kanë aplikuar për azil, të kthehen në vendin e parë të BE-së.
Në Gjermani, vitin e kaluar, u regjistruan 11 mijë e 982 dëbime dhe deri më tani, 51 për qind e këtyre niveleve janë përmbushur pasi në periudhën janar-qershor janë regjistruar 6 mijë e 198 dëbime.
Kurse në vitin 2020, 10 mijë e 800 njerëz janë dëbuar nga Gjermania, nga 22 mijë e 100 që ishin dëbuar në vitin 2019.
Po ashtu thuajse 300 mijë persona janë dashur të largohen nga Gjermania në muajin korrik.
Rreth 600 mijë euro u shpenzuan për “mini fluturime private” që shërbenin për dëbimin e deri në katër personave.
Fraksioni i majtë e ka kritikuar praktikën e këtyre fluturimeve, të cilat i referohen fluturimeve deri në katër persona të detyruar të largohen.
“Për sa i përket të drejtave të njeriut, thuajse asnjë çmim nuk duket shumë i lartë për autoritetet: ka raportime të rregullta për ndarje familjare, dëbime gjatë natës, pranga rutinë, burgosje ose dhunë të pakufizuar policore”, ka thënë Clara Bünger e partisë së majtë.
Ka nevojë për një rimendim radikal dhe një praktikë të ndryshuar, sipas saj.
Të dhënat nga qeveria tregojnë se 35 persona janë dëbuar gjatë gjysmës së parë të vitit duke përdorur mini fluturime private, me disa raste, destinacioni është një vend i BE-së.
Dhe se 167 punonjës policie ishin në detyrë gjatë këtyre fluturimeve të dëbimit.
Numri i personave të dëbuar është më i ulët se në vitin 2019 kur 48 persona u dëbuan nga Gjermania me 21 mini fluturime private, me kosto totale të fluturimeve që ishte 1.35 milionë euro.
Gjatë pandemisë në vitin 2020 janë realizuar 14 fluturime me gjithsej 39 persona.
Në raste individuale, kostot e këtyre mini fluturimeve private thuhet se kanë arritur mbi 100 mijë euro për fluturim për një ose dy persona të dëbuar.
Kohët e fundit, Agjencia e BE-së për Azilin (EUAA) ka nxitur Shtetet Anëtare të presin një rritje të azilkërkuesve gjeorgjianë, pasi 8 mijë e 75 kërkesa për azil nga shtetas gjeorgjianë ishin paraqitur në katër muajt e parë të vitit 2022.
Çka tregon një rritje prej 183 për qind. Pesë vendet kryesore që përjetojnë këto ndryshime janë Franca (2,725), Gjermania (2,455), Italia (1,100), Irlanda (420) dhe Belgjika (315).
Marrë nga “Schengen Visa Info”, AP
Kjo nuk do të thotë që Gjermania është pastruar nga të huajt, pasi seleksionime ka, dhe ata që i duhen Gjermanisë, mund të shfrytëzohen disa vite, të tjerrët në të sëmës.