
Rritja drastike e çmimeve të produkteve të mishit ka varfëruar dukshëm tryezat e qytetarëve të Maqedonisë së Veriut. Shumica prej tyre tashmë nuk mund të blejnë as gjysmën e asaj që kanë blerë si sasi mujore e mishit për familjet e tyre.
Adnan Abdullahu i cili punon për 40 vite në industrinë e mishit thotë se s’ka parë asnjëherë shtrenjtime të tilla trefish më të larta. Me bindje thotë se mishi është bërë luks për shumicën e qytetarëve.
Pavarësisht se punon në mishtore, ai nuk arrin ta mbushë me mish as tryezën e familjes së tij.
Aktualisht çmimi i mishit të vicit është 10 euro kilogrami. Qytetarët e intervistuar nga Euronews Albania thonë se me vështirësi arrijnë të sigurojnë mish një herë një javë, por ka edhe të tillë që nuk arrijnë të blejnë fare.
Bizneset e industrisë së mishit po ashtu kanë pasur vështirësi për shkak të mungesës së blerjeve, ndërsa kanë kërkuar ndihmë nga qeveria dhe lehtësime doganore për importim të disa produkteve.
Në New York, tek kasapi, mishi I viçit ështe $6/ lb. 1lb = 453g Mishi I gjedhit është $5/lb. Krahaso të ardhurat e US me Ato në Shqipëri lëre mos e pyete.
E tmerrshme cfare po ndodh ne Maqedoni. Si lum ne ne Tirane qe e kemi cmimin ne vicit 12 euro/kg.
I qani hallin kalorsit se i varen kembet,Po ketu tek ky mut shtet me kete mut rroga ka 1 vit e kusur qe mishi e ka kalur 10 euro kilogramin,mos na cudisni nderkohe qe sa eshte rroga minimale ne maqedoni e sa eshte ne fshatin tione te qelbur shqiperi
këtu tek ne,nuk kemi nevojë për të"kërkuar ndihmë nga qeveria dhe lehtësime doganore për importim të disa produkteve.", qeverin na ndihmon menjëherë në situata të tilla! del në tv o dështaku i artit o spiropaleshja dhe thonë "kështu ndodh në të gjithë botën,bile ka dhe më keq!tibetiantët nuk kanë mish fare(janë vegjetarianë për shkak të besimit)!!