
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç në një konferencë për media, pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Progresiste Serbe ka folur për rolin e KFOR-it në Kosovë.
Ai ka thënë se KFOR-i duhet ta mbrojë pakicën dhe siç u shpreh ai, të mos lejojë “keqtrajtimin e serbëve”.
“Për 2-3 ditë do të dërgoj një letër së bashku me kryeministrin, ndoshta edhe kryetarin e Kuvendit, sepse ne e interpretojmë ndryshe rolin e KFOR-it”, tha Vuçiç, transmeton Nova.
Presidenti serb ka akuzuar KFOR-in se po i ndihmon shqiptarët të shtypin pakicën serbe.
“Qëllimi juaj është të mbroni popullatën serbe, pse i ndihmoni shqiptarët të shtypin atë pakicë, pse praktikoni keqtrajtime ndaj serbëve?”, pyeti Vuçiç.
“S’ka rrezik për luftë në Kosovë”
Kështu ka thënë komandanti i KFOR-it, Ferenc Kajari, gjatë një interviste në RTK, të martën e 23 gushtit.
“Mendoj se lufta nuk është çështje relevante besoj unë. KFOR-i nuk ka parë asnjë indikacioni për një ngjarje të tillë. Nuk ka kërcënim për luftë në këtë pjesë, NATO dhe KFOR-i janë këtu”, theksoi Kajari.
Po ashtu Kajari ka thënë se KFOR-i ka rritur praninë e vet në veri të vendit, derisa ka paralajmëruar serbët se nuk do të lejojë barrikadimin e rrugëve.
Ky e sheh shtypjen e serbeve ky aman?! I njejti mentalitet si i Saliut, qe kur vret njerez te pafajshem ne fabrika te pambrojtura, ne protesta paqesore e tj etj nuk ka bere asgje te keqe se e meritonin ata por kur del vete ne protesta aspak paqesore por shume te dhumshme duke shkaterruar prona publike policia e garda nuk duhet te levize as gishtin se eshte dhune ndaj tyre. Tere diktatoret mendojne njelloj, jane sociopate e narciziste. Rusia nuk e njeh Kosoven por nderkohe do pavaresine e bashkimin e zonave qe pretendon se jane me banore ruse me Rusine e kerkon me gjak, ne kurriz edhe te vendeve te tera si Ukraina. Shkurt i menduari i tyre eshte "Cfare eshte e imja eshte e imja, cfare eshte e jotja eshte serish e imja"
Pranoje Kosoven si shtet, rrjedhimisht serbet si minoritet ne nje shtet si Kosova do mbrohen nga KFORI por kjo qe nuk njeh Kosoven si shtet dhe i quan serbet e Kosoves minoritet tejkalon cdo propagand banale qe ka njojtur historia boterore!!!!!
Serbët në Kosovë janë të privilegjuar, ore gebelsi serb! Gjuha serbe është gjuhë zyrtare në Kosovë në çdo pëllëmbë të saj! Serbët i kanë të garantuara 10 vende në Kuvendin e Kosovës kurse 10 vende tjera janë të garantuara për pakicat turke, boshnjake, rome, etj. Për serbët janë krijuar shumë komuna (bashkí) të reja që mos të jenë të mbivotuar në komunat ku ata janë pakicë. I kanë shkollat e të gjitha niveleve në gjuhën serbe. Kishat serbe janë pjesë përbërëse e Kishës Pravosllave të Serbisë. Mediat e të gjitha llojeve në gjuhën serbe. Etj.etj. Të gjitha të financuara nga buxheti i Kosovës. Ah, po, harrova, serbët nuk paguajnë rrymën elektrike (korentin) as ujin që shpenzojnë!
Ky eshte milloshi i ri, i kamufluar si demokrat! Nje qelbesire qe do te realizoje Bytheboten Serbe! Asgje s'ndryshon se serbi! Barbaret qe dijne vec te masakrojne njerez, vetem pumbin kuptojne!
S'ka paqe me dy super pro rus. Ata vetëm po zhegisin çështjen deri sa populli nuk vetëdijesohet në Kosovë dhe Serbi. Prandaj kështu do të vijoj edhe dekadën e ardhshme me këta të sëmur karrieristë anti shqiptar.