Kush pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Serbisë?

24 Gusht 2022, 17:07Rajoni TEMA

Kush pritet të jetë kryeministri i ardhshëm i Serbisë?

Kryesia e Partisë Progresive Serbe (SNS) nën udhëheqjen e Aleksandër Vuçiç-it, do të vendos të mërkurën e 24 gushtit mandatarin për formimin e Qeverisë së re të Serbisë.

Në garë për këtë pozitë janë dy emra të njohur në Serbi.

Sipas informacioneve që kanë mundur të sigurojnë mediat në Serbi, përveç kryeministres Ana Bërnabiç, në garë për kreun e qeverisë është edhe kryetari i Novi Sadit dhe njëherit nënkryetari i SNS-së, Millosh Vuçeviç.


Edhe vetë Presidenti i Serbisë, Vuçiç, ka përmendur këta dy emra si kandidatë potencial për shef qeverie.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, ka thënë se do të bëjë të pamundurën për të ndihmuar pasardhësin e saj në ekzekutiv.

“Me kënaqësi do t’i jap rrugën Vuçeviç-it, nëse ai bëhet kryeministër, do të bëj çmos që t’i përcjell përvojat e mia dhe ta ndihmoj”, tha Brnabiç për TV Prva, transmeton Nova.

Nga ana tjetër, Vuçeviç, nuk ka folur shumë lidhur me atë se a do të jetë ai kryeministër i ardhshëm i vendit.

Ndoshta edhe për faktin se edhe gjatë formimit të qeverisë së kaluar ai konsiderohej favorit për postin e kryeministrit dhe praktikisht po përgatitej të merrte detyrën.

Ai pohoi se ekziston mundësia që SNS-ja të propozojë një kandidatë të tretë, varësisht se me kë do të bëjë koalicion duke theksuar se momentalisht kandidat janë ai dhe kryeministrja aktuale.

Kur është fjala për partnerin e koalicionit, Vuçeviç thotë se ka mundësi që në seancën e Kryesisë së SNS të ketë një ndryshim të madh dhe që partia progresive të propozojnë dikë nga Partia Socialiste e Serbisë si mandatar.

Një epilog i tillë sigurisht do të ishte befasues, por jo i pamundur, theksojnë burimet e Nova.

Lini një Përgjigje