Vuçiç: Njoftimi i Kosovës për draft-statutin për Asociacionin, mashtrimi i radhës

16 Maj 2024, 16:13Rajoni TEMA
Vuçiç: Njoftimi i Kosovës për draft-statutin për

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e quajti “mashtrim dhe përpjekje joserioze” nga Kosova njoftimin se ajo synon ta hartojë një draft-statut për themelimin e një Asociacioni të komunave me shumicë serbe në vend.

Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë e Kosovës, Donika Gërvalla, tha të enjten në mëngjes se ia ka dërguar një letër Këshillit të Evropës për ta njoftuar se Kosova do ta përgatisë draft-statutin për Asociacionin, për ta dorëzuar pastaj për shqyrtim në Gjykatën Kushtetuese, dhe se pret nga ai ta pranojë Kosovën si anëtaren më të re këtë javë.

Vuçiq tha në samitin e liderëve të Ballkanit Perëndimor dhe atyre të BE-së, që po mbahet në Kotorr, se Kosova nuk mund ta bëjë një draft-statut të tillë pa pajtimin e shtetit fqinj.

“Kush jeni ju ta dorëzoni këtë tekst [draft-statut]? Marrëveshja e Brukselit është mjaft e qartë, se ai duhet të bëhet me pajtimin e Serbisë, apo nëse ne pajtohemi, siç jemi pajtuar kontekstualisht, konceptualisht dhe në parim se duhet të jetë një tekst i dorëzuar nga BE-ja”, tha Vuçiq, raporton Radio Televizioni i Serbisë (RTS).

3 Komente

  1. U
    UÇK

    Kosova nuk ka mashtru më asgjë askend Kosova është realiste Krye mashtrues i Kosoves është super mashtruesi Albiniç Kurtoviç dhe ndihmes super mashtruesja Gerdalla Shvarc ( Është turp i madh këte Shvarcin më e thirrë në mbiemrin e te madhit Jusuf Gërvalla ) Kjo është nji gabelicë dhe nuk e beson kush qe është e bija e Jusufit

    Përgjigjjuni
    1. S
      Shqip

      Turp te keqperdorsh nofken “UÇK”, Keru komento shkjaun e jo shqiptaret, o derrezi komentues. O qelbesire qe te lejojne qe ne mediat shqiptare te besh komente te tilla.

      Përgjigjjuni
    2. T
      Truba

      Mashtrues janë të dytë dhe ndihmojnë njeri tjetrin deri sa të zhbëhet UÇK dhe kthehet Kosova në Serbi që të veprojnë me forcë ose të dështojnë tërësisht. Ketë e din analfabete funksional dhe kreu tyre por po presin situatën Ukrainë dhe zgjedhjet në BE dhe SHBA qe të veprojnë apo pësojnë dhe ketë e din edhe komentuesit por nuk e thonë.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje