Vuçiç: SHBA do të na vendosë sanksione në ekonomi, do të flas me Putin

4 Janar 2025, 11:35Rajoni TEMA
Vuçiç: SHBA do të na vendosë sanksione në ekonomi,

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në mbledhjen e qeverisë tha se SHBA do të vendosë sanksione të drejtpërdrejta gjithëpërfshirëse ndaj industrisë së naftës të Serbisë dhe se për këtë problem do të bisedojë personalisht me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin pas datës 20 janar.

Ai theksoi se SHBA do të dalin zyrtarisht me një vendim për sanksione para datës 15 janar.

“Unë i thashë nënsekretarit që nuk mund të jemi të lumtur për një vendim të tillë, por vijon dhe nuk kemi vend për ankesa, është e qartë që nuk është e drejtë, por këtë do t'ua lëmë analistëve. Pyetja e vetme është pse tani dhe në këtë moment ka arsye të çuditshme”, theksoi ai.

Sakaq, Vuçiç lajmëroi edhe mbajtjen e një ditë zie në Serbie për shkak të tragjedisë së ndodhur në Malin e Zi.

5 Komente

  1. K
    Kritiku

    Cili eshte ai qe i gjen gabimet ne kete text? “Unë i thashë nënsekretarit që nuk mund të jemi të lumtur për një vendim të tillë, por vijon dhe nuk kemi vend për ankesa, është e qartë që nuk është e drejtë, por këtë do t'ua lëmë analistëve. Pyetja e vetme është pse tani dhe në këtë moment ka arsye të çuditshme”, theksoi ai. Mero, puneso shqiptare dhe jo kosovare. Na e keni sjelle ne maje te hundes me keta kosovaret qe nuk dine as te shkruajne. Me mire hap nje rubrike vetem per kosovaret dhe aty futi shkrime te tilla.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Ku e ke gabimin

      "Punëso shqiptarë" apo "punëso ata që dinë të shkruajnë"?

      Përgjigjjuni
      1. a
        antipatrea

        Aaaa , ti "kritik" qënke shumë i egër ... Në një koment për një shkrim të ngjashëm , kohë më parë ,(më fal se unë rrallë futem në këtë "çorbën" e Meros , ku të përditshëm janë shumë "patriotë" analfabetë , ose antishqiptarë me pasjon ose mision të caktuar) , kam shkruajtur shprehimisht : Mero merr edhe ndonjë shqiptar në punë , dhe jo vetëm kinezë meqë janë më të lirë ... !

        Përgjigjjuni
      2. R
        Rama Vučić

        Ballkan të hapur me shtetin që nuk i vendos sanksione Rusisë 3 vjet pas agresionit ndaj Ukrainës dhe Ballkan të hapur me shtetin që Amerika po i vendos sanksione! Edi Romi a do ta mbroj "mikun" dhe "vëllain" nga sanksionet amerikane?

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fol me Edi Ramën

          Edi Rama tani do të loboj për Vučić.

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje