Zgjedhjet lokale në Kosovë: Kurti kërkon hetim për votimet në Mitrovicë, pretendon për ndërhyrje

13 Tetor 2025, 10:56Rajoni TEMA
Zgjedhjet lokale në Kosovë: Kurti kërkon hetim për votimet

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti gjatë një konference për mediat këtë të hëne ka kërkuar nga autoritetet që të hetojnë exit pollet për votimet në Mitrovicë, pasi sipas tij nuk ishte një gabim, por një sulm i organizuar.

“Ajo që ndodhi në 12 tetor për raportimet me Mitrovicën duhet hetuar, nuk është huqje, por ndërhyrje në proces. Exit pollet me 16 pikë gabime nga organizata të ndryshme, nuk janë një huqje. Ky është cënim i demokracisë.

I ftoj organet e drejtësisë të merren me këtë çështje. Do të fitojmë në Prishtinë, në Mitrovicë, në Prizren, Gjakovë, Pejë, Kaçanik, Vushtri, Fushë Kosovë, Rahovec dhe Viti. VV i fitoi 3 komuna pa balotazh. PDK fitoi 3 komuna pa balotazh.

LDK fitoi 2, AAK 1. Fokusi i  VV është qytetari edhe si banor komune. Na nevojitet të bëjmë një analizë të hollësishme të rezultatit zgjedhor. Vetëm pas kësaj do të bëjmë planet për rrugën përpara”, shtoi Kurti.

 

4 Komente

  1. e
    e di vete ti

    shko mor bythqim

    Përgjigjjuni
    1. S
      Salihi

      Jepi Don kishot se do fitosh noc rrokun ne prishtine, prizeren, peje e kudo ne balotazh se njerzit i quan idiot se puna e yte

      Përgjigjjuni
      1. K
        Koh e ligë e mizore

        Kohë e ligë, e demokracisë së dhunuar e të sëmur. VV pasi bleu votat të një numri të studentëve, shtresave sociale me para të taksapagueseve tanë. Tash po synojnë të korruptoji - blej deputet me pozita në qeveri dhe firmash me tenderë dhe subvencionimit sidomos të bujqve dhe persona pa pikë dinjiteti moral e njerëzor si mafia energjetike, ajo e çmimeve gjithë të korruptuarit të tjerët shpirtshiturit.

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatosi-kosove

          Nga kush kerkon hetim o kurt, gjykatat ne kosove ti nuk i pranon,ka dy vite qe te kerkojne dhe nuk shkon, thuake qarte se ti don qe hetimi te bahet ne zyrat sekrete te qenefit, aty ku heton dhe vendos dejone mihajli,ramabaja,zebica zajednica apo flamur struga

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje