Manastirliu jep lajmin e mirë: Së shpejti vakina HPV për mbrojtjen e vajzave nga kanceri i qafës së mitrës

10 Tetor 2022, 18:03Shëndeti TEMA


Nëpërmejt një postimi në Facebook, Ministrja Ogerta Manastirliu, ka bërë me dije lajmin e mirë për mbërritjen së shpejti të vaksinës për mbrojtjen e vajzave nga kanceri i qafës së mitrës. 

“Në përgatitjet e fundit të Kalendarit kombëtar të vaksinimit, i shtohet dhe vaksina kundër HPV (Human Papilloma Virusit) për vajzat, për t'i mbrojtur nga kanceri i qafës së mitrës.”- shkruajti Manastirliu.


Në kuadër të Programit të parandalimit të Kancerit të Qafës së mitrës, Ministrja e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu së bashku, Drejtoren e ISHP Eugena Tomini dhe shefen e departamentit të sëmundjeve infektive Silva Bino kanë dhënë lajmin e mirë për futjen së shpejti në kalendarin e vaksinimit të vaksinës HPV.

Lini një Përgjigje