Mjekët ngrenë alarmin: Zbulohet një bakter i rrezikshëm, mund të shkaktojë sëmundje te njeriu

28 Korrik 2022, 15:09Shëndeti TEMA

Mjekët ngrenë alarmin: Zbulohet një bakter i rrezikshëm,

Zyrtarët shëndetësorë në Shtetet e Bashkuara kanë thënë se kanë gjetur një lloj të rrallë, por të rrezikshëm të një bakteri në tokën dhe disa mostra uji të Misisipit.

Bakteri i quajtur Burkholderia pseudomallei, mund të shkaktojë sëmurje të jashtëzakonshme te disa njerëz, nëse bien në kontakt me të.

Megjithatë, te shumica e njerëzve, që janë të shëndetshëm, bakteri nuk shkakton sëmundjen serioze të quajtur, meliodoza, që duhet të trajtohet me antibiotikë.

Mjekët tani janë të alarmuar për mundësinë e infektimit të dikujt.

Sëmundja është e rrezikshme për njerëzit që kanë sëmundje të tjera sikurse, diabeti dhe sëmundja kronike e veshkave.

Qendrat amerikane për Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), janë duke këshilluar banorët më të rrezikuar që të shmangin kontaktin me tokën me ujërat e papastër, sidomos pas shirave të rrëmbyeshëm.


“Duke marrë parasysh numrin e vogël të rasteve me sëmundjen meliodoza në historinë e Shteteve të Bashkuara, CDC beson se rreziku i kësaj sëmundjeje për popullsinë e përgjithshme, vazhdon të jetë shumë i vogël”, ka thënë agjencia.

Ende nuk dihet për sa kohë ka qenë ky bakter në ambient dhe ku tjetër mund të identifikohet në SHBA.

Në nivel botëror, shumica e rasteve të infektimit me këtë bakter janë në disa pjesë të Azisë Jugore dhe Juglindore si dhe në veri të Australisë.

Meliodoza mund të përcillet me simptoma si temperaturë, dhimbje nyjesh, dhimbje koke, probleme me mushkëri dhe infeksion në gjak./REL

2 Komente

  1. B
    Baliu

    Edhe nje meteor i rrezikshem do ti afrohet "shum" afer Tokes!!!

    1. B
      Baliu

      Teoria me e re, por jo me pak e besueshme, per zhdukjen e dinosaureve thot se shkaktar mund te ket qene nje virus i mickonjes. Meqenese atehere nuk kishte vakcina, fundi ishte i pashmangshem.

      Lini një Përgjigje