Në Shqipëri edhe personat 35-40 vjeç janë të rrezikuar nga kanceri i zorrës

28 Maj 2022, 13:03Shëndeti TEMA

Në Shqipëri edhe personat 35-40 vjeç janë të

Kanceri kolorektal është formacion tumoral që rritet në murin e zorrës së trashë.
Sipas një analize të ekspertit të shëndetit publik në ISHP, Alban Ylli, ky kancer ka pësuar rritje të rëndësishme në vendin tonë në 10 vitet e fundit.

I pyetur, Ylli shpjegon se për një periudhë 3 vjeçare(2017-2019) në Shqipëri janë diagnostikuar çdo vit rreth 400 raste te reja me kancer kolo-rektal.

Sipas Yllit, ka një dyfishim të rasteve krahasuar me vitet e mëparshme. Ai shton se merr rëndësi fakti që edhe moshat 35-40 vjeç kanë filluar të preken nga kjo sëmundje.
“Incidenca e kancerit te zorrës se trashë është më e lartë te meshkujt, krahasuar me femrat, duke filluar nga mosha 50 vjeç. Incidenca është dukshëm me e madhe tek meshkujt në moshën 60-69 vjeç krahasuar me femrat. Kjo dukuri vërehet si në vendin tone ashtu edhe në botë”, shpjegon Ylli.

Të dhënat nga studime të ndryshme kanë treguar se kanceri i zorrës së trashë dhe kanceri rektal shpesh grupohen së bashku. Kjo sepse kanë karakteristika të përbashkëta. Risku për kancer të zorrës së trashë rritet në mënyrë graduale me moshën, deri në moshën 70 vjeç.

Eksperti, shpjegon se kanceri kolorektal lidhet me stilin e jetesës.Gjithashtu fillimi i programit masiv të depistimit ka treguar raste fillestare.
“Rritja e shtrimeve spitalore është më e larte se rritja e incidences se këtij kanceri. Kjo tregon një numër gjithnjë e më të lartë kontaktesh të rasteve të diagnostikuara me sistemin shëndetësor”, shton Ylli.

Duke parë të dhënat deri në vitin 2019 duket se incidenca rezulton te jete mesatarisht më e lartë në qarqet e Gjirokastrës, Beratit, Korçës dhe Fierit.
Eksperti ka analizuar se totali i rasteve të reja në popullatën se qarkut Tiranë përben rreth një të treten të totalit të rasteve të raportuara gjatë kësaj periudhe nga gjithë vendi.


Shumica e kancereve kolorektal, fillojnë si një rritje në pjesën e brendshëm të zorrës së trashë ose rektumit. Këto rritje quhen polipe. Disa lloje të polipeve mund të shndërrohen në kancer me kalimin e kohës (zakonisht shumë vite).

Sipas të dhënave vdekjet nga kanceri i zorrës së trashë zënë 6.2% ndaj totalit të vdekjeve nga tumoret. Përqindja më e larte është tek meshkujt (53%) krahasuar me femrat (47%).
“Gjate 5 viteve të periudhës para pandemike, vërehet një rritje e nivelit të përgjithshëm të vdekshmërisë. Konkretisht në vitin 2019 ishte 8.4 për 100 000 banorë, me një rritje prej 6.4%”,përfundon Ylli.

1 Komente

  1. E
    Eshte ne nji far menyre e kuptueshme

    Shqiptaret kane 30-vjet qe bombardohen me Ushqime te Skaduara pije e vajra Artificiale qe do te thote te sajuara si te tilla ,qe nga vaji i ullirit e kikirikut e deri ke PIjet Alkolike qe pervec Etiketes s'kan asgje te ngjashme me Varjat e Pijet e verteta Alkoholike qe ka Bota . Plus qe ktyre Ushqimeve e pijeve te Skaduara e Fallso i shtohen edhe Medikamentet e Skaduara qe per shume qe s'e dijn - shumica e semundjeve infektive dobesim imuniteti Tumoreve te shumte qe jane te pranishem kto 30-vjet ne Shqiperi vijne vetem nga Ilacet e Skaduara ose me permbajtje substancash Kanceroze ber qellimishte per ne Shqiperi . Kujt i duket e pabesushme ose ku ta di un .te vazhdoje te bej Kavien Eksperimentale qe shume ne ate vend e paguan me jeten e tyre

    Lini një Përgjigje