Suedia rekomandon dozën e pestë të vaksinës kundër COVID-19 për disa kategori

24 Maj 2022, 13:19Shëndeti TEMA

Suedia rekomandon dozën e pestë të vaksinës kundër

Suedia është duke rekomanduar dozën e pestë të vaksinës kundër koronavirusit për njerëzit që rrezikojnë të sëmuren rëndë, duke përfshirë këtu gratë shtatzëna dhe banorët mbi moshën 65-vjeçare, kanë thënë autoritetet të martën, duke shtuar që shteti “duhet të jetë i përgatitur për një rritje të numrit të infektimeve në vjeshtë dhe dimër”.

“Vaksina është mjeti ynë më i fuqishëm për të parandaluar sëmurjen e rëndë dhe vdekjet”, tha ministrja suedeze për Çështje Sociale, Lena Hallengren, duke shtuar se pandemia nuk ka përfunduar.

“Në përgjithësi, rreziku i sëmundjes serioze është i vogël për njerëzit nën moshën 65-vjeçare, të cilët janë vaksinuar me tri doza, mirëpo rreziku rritet me moshën dhe ndryshon varësisht nga grupi", tha Karin Tegmark Wisell, shefe e Agjencisë suedeze për Shëndetin Publik.

Në pjesën më të madhe të pandemisë, Suedia nuk ka vendosur masa kufizuese. Ky vend nuk ka zbatuar kurrë masa izolimi, dhe as nuk ka mbyllur bizneset, duke e lënë kujdesin në përgjegjësi individuale.

3 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Duhet ditur që vaksina imunizon mushkërit por zemra mund të ndaloj në symptomat e para të virusit. Jemi 7 miliard ku disa kan efekt vaksine dhe disa të tjer jan familje e shumt dhe humbja jetës së tyre nuk bie në sy.

    1. a
      albi

      Doza e peste pastaj e gjashta , pastaj e shtata ... sh bukur. une e dija qe vaksina beher njehere dhe mbaron pune. Kjo quhet mjekim me detyrim kur nuk je i semure.

      1. b
        bossi

        kjo duket si overdoze me vaksina

        Lini një Përgjigje