Shkencëtarët krijojnë domatet e modifikuara gjenetikisht si burim i vitaminës D

24 Maj 2022, 12:49Shëndeti TEMA

Shkencëtarët krijojnë domatet e modifikuara gjenetikisht si burim

Një ekip hulumtues i udhëhequr nga shkencëtarët në Qendrën John Innes në Norwich, kanë ndryshuar përbërjen gjenetike të domateve. Kjo nismë është ndërmarrë që këto lloje domatesh të jenë një burim i fuqishëm i vitaminës D. Kjo vitaminë rregullon lëndët ushqyese si kalciumi që janë të domosdoshëm për të mbajtur kockat, dhëmbët dhe muskujt të shëndetshëm.
Megjithëse vitamina D krijohet në trupin tonë pas ekspozimit ndaj dritës së diellit, burimi kryesor i saj është ushqimi, kryesisht në bulmet dhe mish.

Nivelet e ulëta të vitaminës D janë të lidhura me një sërë problemesh shëndetësore.
Gjethet e domates përmbajnë natyrshëm një nga blloqet ndërtuese të vitaminës D3, të quajtur 7-DHC. Vitamina D3 konsiderohet më e mira në rritjen e niveleve të vitaminës D në trup.
Shkencëtarët përdorën mjetin Crispr - i cili funksionon si një palë gërshërë gjenetike - për të modifikuar gjenomin e bimës në mënyrë që 7-DHC. Kështu ky bllok ndërtues do të grumbullohet tek domatet, njëjtë si tek gjethet.

Kur gjethet dhe frutat e prera u ekspozuan ndaj dritës ultravjollcë për një orë, një domate përmbante nivelet ekuivalente të vitaminës D, sa dy vezë ose 28 gramë ton, shkruan studiuesit.
Shumica e suplementeve të vitaminës D3 vijnë nga lanolina, e cila nxirret nga leshi i deleve.

Rregulloret e reja në Britani i kanë lejuar studiuesit të vlerësojnë këtë teori. Por mund të kalojë ca kohë para se të dalin në shitje.
“Për të mbyllur hendekun aktual në marrjen e vitaminës D nga burimet dietike mjaftojnë dy domate të modifikuara gjenetikisht”, tha autori kryesor i studimit, Jie Li.
/Reuters, si

1 Komente

  1. K
    Komentator Politik ????????

    Në shekullin e XVI , vetëm obori mbretëror kishte kultivim domatje., ndërsa sot kalbet parcelave.

    Lini një Përgjigje