Shkencëtarët besojnë se ndalimi i solareve të lëkurës mund të shpëtojë jetë.
Një ekip nga Universiteti i Mançesterit ka punuar me shkencëtarë në Australi, ku solarët tashmë janë të ndaluar.
Ata shikuan dëmin dhe kostot e lidhura me rrezatimin në ambiente të mbyllura.
Hulumtimi në British Journal of Dermatology tregon se mund të ketë 1200 më pak raste të kancerit të lëkurës. Studimi u krye te k 620,000 të rinj që nga mosha 18-vjeç.
Profesor Adele Green, një eksperte në shëndetin dhe sëmundjet nga Universiteti i Mançesterit tha për se ekspertët kanë gjurmuar ndikimin që do të kishte ndalimi total i solarëve
Green thotë se ata gjithashtu donin të informonin njerëzit për rreziqet që lidhen me këtë metodë për nxirjen e lëkurës.
“Ka shumë keqkuptime për solarët, si për shembull, siguron vitaminë D dhe jep nxirje mbrojtëse. Kam frikë se të dyja këto janë të pasakta. Ajo që bën ekspozimi në një solar është plakja e parakohshme dhe rrudha e lëkurës. Gjithash dhe problemet e syve dhe rreziku i lartë i kancerit të lëkurës," shton ekspertja.
Solari është biznes i madh. Shoqata "Sunbed" mohon të gjitha pretendimet se solarët duhet të ndalohen.
"Ne i hedhim poshtë plotësisht pretendimet teorike matematikore të bëra në këtë studim, jo vetëm sepse ai mbështetet shumë në të dhënat nga studimet e kryera jashtë Mbretërisë së Bashkuar, ku kjo industri nuk është aq mirë e rregulluar sa këtu," tha Gary Lipman, kryetar i shoqatës.
Sipas shifrave nga fomdacioni "Cancer Research UK" , ka rreth 2,300 vdekje nga kanceri i lëkurës nga melanoma çdo vit në Britani.
Susanna Daniels drejtuese e organizatës "Melanoma Focus" thotë se këshilla e tyre është të mos përdorni fare solare.
"Nuk ka gjë të tillë si nxirja e sigurt, veçanërisht nëse keni lëkurë të zbehtë ose shumë nishane, ne do t'ju këshillonim të mos i përdorni",shton Daniels.
Lini një Përgjigje