Shqiptarët në "betejë" të vështirë me hipertensionin

18 Maj 2022, 15:06Shëndeti TEMA

Shqiptarët në "betejë" të vështirë me

Hipertensioni është sëmundja më shpeshtë tek shqiptarët.

Specialisti i Insitutit të Shëndetit Publik, Alban Ylli i pyetur shpjegoi se në popullatën e përgjithëshme janë rreth 37.5% persona mbi 18-vjeç me tension të lartë.

"Të diagnostikuar nga sistemi shëndetësor dhe që marrin mjekim janë rreth 280.000. Prirja ngelet e qëndrueshme në të gjitha moshat," shpjegoi më tej Ylli.
Sipas ekspertit  hipertensioni mbetet shumë i lartë, nuk ka shenja të uljes së tij.

Sipas të dhënave konstante nga Instituti i Shëndetit Publik, sëmundjet jo të transmetueshme (SJT), tek shqiptarët përbëjnë rreth 96% të vdekjeve të përgjithshme, e ndjekur nga lëndimet (3.7%).

Ndër të dhëna konstatohet se rreth 33% e të gjitha vdekjeve dhe 17% e barrës së përgjithshme të sëmundjeve tek shqiptarët vijon njejtë si në vitin 2017. Këto shifra i atriubohen hipertensiomit.

Hipertensioni është presioni i lartë i gjakut dhe është, një sëmundje shumë e përhapur në popullatën e rritur.
Në një pjesë të rëndësishme të pacientëve me këtë sëmundje, mungojnë shenjat.
Pikësrisht për këtë hipertensioni është quajtur “ sëmundje e fshehtë”.

Mjekët vazhdimisht theksojnë se me ose pa shenja klinike tensioni e dëmton njësoj trupin.
Sëmundje të tjera të shkaktuara nga hipertensioni janë sëmundja e  zemrës, veshkave, syve, trurit e të tjera.

2 Komente

  1. B
    Baliu

    Dhe me inflacionin!!!

    1. U
      Universi shprsa ime

      Mbushur tregun me produkte pa cilësi gati në skadenc.

      Lini një Përgjigje