Kanceri kolorektal, rëndësia e depistimit para moshës 50 vjeç

15 Maj 2022, 20:45Shëndeti TEMA

Kanceri kolorektal, rëndësia e depistimit para moshës 50

Sipas shkencëtarëve në Spitalin e Përgjithshëm të Masachusets (MGH), depistimi për kancerin kolorektal tek gratë nën moshën 50-vjeç paraprin sëmundjen. Sipas të dhënave të një studimi të fundit, kontrrolli mund të zvogëlojë rrezikun e zhvillimit të kancerit. Kjo është krahasuar me ato që vendosin të bëjnë teste diagnostikuese në një moshë më të madhe. 
Studimi është publikuar në revistën mjekësore "JAMA Oncology" .
Andrew Chan, gastroenterolog, epidemiolog dhe autor i vjetër i hulumtimit tha se studimi përforcon këshillat e hershme për ekzaminim të vazhdueshëm të sëmundjes.

Sipas tij do të ulë mundësinë e sëmundjes dhe incidencën e kancerit kolorektal të përgjithshëm në popullatë.

Kanceri kolorektal është ndër kancerët më të shpeshtë. Sipas të dhënave të studimit incidenca e rasteve të kancerit kolorektal ishte e lartë tek 50-vjeçarët.
Për të vlerësuar lidhjen midis gjasave të kancerit kolorektal dhe endoskopive të kryera në mosha të ndryshme, studiuesit kryen një analizë që pa 111,801 gra.  U arrit në përfundimin se ekziston një rrezik 50-60% më i ulët në mesin e pacientëve që iu nënshtruan ekzaminimit endoskopik në moshën 45 vjeçare.

Për më tepër, fillimi i analizave në moshën 45-49 vjeç çoi në një ulje të ndjeshme të numrit të rasteve të kancerit kolorektal në popullatën deri në moshën 60 vjeç. 

Ndërsa hulumtimi është përqendruar te femrat, Chan thotë që edhe për meshkujt mund të jetë e njëjta gjë. 

Mjeti tradicional i shqyrtimit është kolonoskopia . Kjo teknikë, fatkeqësisht invazive, lejon heqjen e polipeve që me kalimin e kohës mund të bëhen malinje dhe zbulimin e neoplazmave në një fazë të hershme. Kohët e fundit janë futur edhe testet me bazë jashtëqitje të cilat janë më të toleruara.

Si shfaqet kanceri kolorektal? Simptomat , të paqarta dhe jo specifike, përfshijnë:
-Lodhje;
-Mungesa e oreksit
-Humbje peshe;
-Anemia ;
-Kapsllëk i alternuar me diarre.

Il Giornale/"Si"

1 Komente

  1. A
    Altini

    Artikull I varfer

    Lini një Përgjigje