Rritet numri i mjekëve për 1 mijë banorë, Manastirliu: Po punojmë për një ofertë punësimi sa më atraktive

14 Maj 2022, 09:29Shëndeti TEMA

Rritet numri i mjekëve për 1 mijë banorë, Manastirliu: Po
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në emisionin Opinion në TV Klan, ka deklaruar se Ministria e Shëndetësisë dhe qeveria shqiptare kanë ndërrmarë një seri politikash për mbajtjen e profesionistëve të Shëndetësisë në vend.

Rritja e pagave, përmirësimi i kushteve të punës dhe autonomia spitalore janë disa prej reformave të ndërrmara në sektorin e Shëndetësisë.


"Lëvizshmëria e mjekëve është një fenomen që e ka prekur vendin tonë,  si shumë vende në Europë. Çeshtja është se çfarë po bëjmë ne, çfarë po bën vendi ynë në mënyrë që oferta e punësimit në Shqipëri të jetë sa me atraktive. Investimet që ndodhur këto vite në Shëndetësi kanë ndikuar në mbajtjen e mjekëve në vend, e dyta është rritja e pagave për mjekët dhe infermierët ka qënë dhe do vijoj të jetë në prioritet tona. Ne kemi rritur pagat në masën 63% për gjithë personelin tonë, rritja e pagave do të jetë prioritet edhe në këtë vit do rriten me 6% dhe 40% brenda këtyre 4 viteve ndërkohë që mos harrojmë  kemi edhe disa politika të tjera që vijojmë i zbatojmë, bonusi i mjekut 2.5 milion leke i jepet një mjeku nëse punon larg vendbanimit. Kemi edhe një tjetër ligj të ri që pritet të miratohet nga kuvendi, është Autonomia Spitalore e cila do të ofrojë incentiva të tjera dhe një mënyre menaxhimi tjeter në sistemin shëndetësor publik",- tha Manastirliu.

Ministrja e Shëndetësisë bëri  me dije se aktualisht në vend numri i mjekëve për 1 mijë banorë është rritur.
"Dua të jap vetëm një indikator. Ku kemi qënë dhe ku jemi në raport me numrin e mjekëve për 1 mijë banorë. Nëse në vitin 2012 kishim 1.1-1.2 mjekë për 1000 banorë, sot sipas shifrat zyrtare jemi në 1.93 mjekë pêr 1000 banorë",- tha Manastirliu.

6 Komente

  1. S
    Sokol

    Gojortare e shquar nuk ke ç'ti thuash. Në këtë fushë ja kalon Xhaçkës dhe Spiropaçkës.

    Përgjigjjuni
    1. E
      Elona

      Kjo Gebelsja e regjimit eshte modeli tipik i karrieres dhe rezultatit ne pushtet te sektit Edi Veliaj: nga bangat e shkolles direkt drejtoreshe e ministre. Pa asnjë ditë pune ne profesion (nese ka nje profesion). Peng dhe sherbetore e verber e atij qe ja jep keto superprivilegje pa treguar asnje vlere dhe pa asnje meritokraci. Per te firmosur me symbyllur te gjitha vjedhjet e sulltanit dhe per te bubrruar ku te mundet ca miliona per vete. Pasojat? I vuajne cdo dite hallexhinjte e i drejtohen ambulancave dhe spitaleve.

      Përgjigjjuni
      1. V
        Vito mashtruesi, shoku i Nikos

        Keto te bejne t'i uresh me zor. U iken nje mjek specialist me 20-25 vjet eksperience dhe u vjen nje mjek i ri me zero dite eksperience. Plehra !

        Përgjigjjuni
        1. D
          Drejt me thene

          Turp te kini , qe shani e pergojoni nje grua si Ogerta Manastirlliu . Epo domosdo , po te marresh leksione nga nje goje mut si Berisha keshtu do flasesh . Ogerta eshte nje grua e ministre model , e thjeshte , puntore , familjare , qe ka rritur e edukuar dy vajza te mrekullueshme e qe i ri punes mbi koke . Ju i doni grate ne politike , si Albana Vokshi qe e ka bere fytyren si bythe gomarice te mbushur me botox , apo si lopa e presidentit , qe e ka blere me leke fytyren e shemtuar .

          Përgjigjjuni
          1. D
            Dritan

            E vërteta po të dhemb Manastirlesha? Turp për ty dhe për gjithë të ngjashmit e tu për ato që keni bërë Po ku keni turp ju, kur hyn me dëshirë në haremin e sulltanit turpi ka ik një herë e përgjithmonë.

            Përgjigjjuni
          2. D
            Doku

            Si nuk kane turp e flasin per autonomi spitalore dhe vleresim te mjekut keta qe i kane privatizuar pa letra spitalet shteterore duke i kthyer ne spitale familjare. Klinikat universitare monopol, spitalet private oligopol, dhe kjo e pafytyra qe nuk ka punuar nje dite ne jeten e vet pervecse ministre e drejtoreshe del e flet si reformatore.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje