Studimi i fundit, virologët ngrenë alarmin: Lija e majmunëve është bërë më ngjitëse

24 Maj 2022, 14:18Shëndeti TEMA

Studimi i fundit, virologët ngrenë alarmin: Lija e majmunëve

Virusi më i ri që ka vendosur në gjendje alarmi mbarë botën, Lija e Majmunëve sipas virologëve ka evoluar shumë më shumë sesa mendohej më parë.

Një studim i fundit nga shkencëtarët portugezë i virusit që zakonisht shihej vetëm në Afrikë, tregon se lloji që qarkullon aktualisht është shumë i ngjashëm me atë që u shfaq në Britani katër vite më parë.

Virologët e ngarkuar me kryerjen e studimeve të ngjashme me Covid-in për të gjurmuar evolucionin e lisë së majmunëve, kanë bërë me dije se mostrat e marra nga një pjesë e vogël e pacientëve të prekur, sugjerojnë se ekzistojnë tashme 50 mutacione shtesë të këtij virusi.

Studiuesit pretendojnë se kjo shifër është “shumë më shumë se sa mund të pritej duke marrë parasysh shkallën e vlerësuar të zëvendësimit për ortopoksviruset”.

Ata gjithashtu paralajmërojnë një kërcim evolucionar, njëjtë si me llojin Omicron të COVID-19, duke theksuar se shumë shpejt mund të përballem me “linë e majmunëve” në versionin e super mutacionit të virusit.

Ndërkohë, prodhuesi i vaksinës së lisë, e cila është gjithashtu efektive kundër lisë së majmunëve, vitin e kaluar paralajmëroi se shpërthimet po bëheshin më të shpeshta, ndoshta për shkak të rritjes së transmetimit nga njeriu te njeriu.

Megjithatë, ekspertët janë ende duke analizuar gjenomin e lisë së majmunit dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) tha dje se nuk ka asnjë shenjë se virusi ka prodhuar mutacione.

Por, pavarësisht kësaj, shtatëmbëdhjetë vende janë prekur nga virusi këtë muaj në një shpërthim të paprecedentë global, duke shkaktuar shqetësime se ai mund të ketë mësuar të përhapet më lehtë mes njerëzve.

1 Komente

  1. M
    Majmuni I Vicidolit i shpall Non Gratta !

    eh mer saleh brrisha , s'le Semundje vdekjeprurese pa i ngjit popullit shqiptare , mor ta shkerdhefte faren i pari i Majmuneve

    Lini një Përgjigje