Alkooli i shitur në Bashkimin Evropian duhet të ketë të vendosur paralajmërimin për lidhjen mes konsumimit të alkoolit dhe kancerit, ka thënë dega evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), përmes një deklarate të lëshuar nga zyra në Kopenhagë.
Hulumtimet e fundit tregojnë se “vetëdija e evropianëve për lidhjen mes alkoolit dhe kancerit duhet të rritet dhe mund të përmirësohet në mënyrë të konsiderueshme duke e vendosur paralajmërimin shëndetësor për informacionin për alkoolin si shkaktar i kancerit të gjirit dhe zorrës së trashë”, është thënë në deklaratë.
OBSH-ja ka thënë se paralajmërimet për llojet specifike të kancerit kanë më shumë mundësi që të nxisin diskutime për rrezikun prej alkoolit dhe të inkurajojnë njerëzit të rimendojnë nëse duhet konsumuar alkool.
OBSH-ja ka thënë studimi i vitit 2019 ka treguar se konsumimi i alkoolit për kokë banori në BE ka qenë dyfish më i madh sesa mesatarja në botë, dhe që një në 19 të rritur kanë vdekur nga shkaqet që i janë atribuuar alkoolit, dhe tre në 10 njerëz janë përballur me kancer për shkak të alkoolit.
Evropianët më të vjetër se 15 vjeç kanë konsumuar 9.2 litra të alkoolit të pastër për kokë banori, shumë më tepër sesa mesatarja globale prej 5.5 lirash, ka thënë organizata për shëndetësi.
Sipas saj, rreth 800.000 njerëz vdesin në rajonin e Evropës nga shkaqe që lidhen me konsumim të alkoolit pothuajse 2.200 në ditë. Kanceri është shkaktari më i shpeshtë i vdekjeve, ndërsa vetëdija publike për këtë lidhje është mjaft e vogël.
po joooo duan Birr qofte ,sallam kta ! Y c' milet i pabindur paskan qen. Dhe ja rezultati : Jan ber te fryr nga koka deri ke kembet . Barkderra te majmur .Turp i zotit .Po na deformohet rraca . Nuk njeh me kushot ,kur vjen ne Shqiperi ! Te ulet tjetri ne tavoline dhe te thot : Ja gezuar .Te paca .Mirse na erdhe . Ti troket goten ,kot ,ftoht ,fare pa ndjenj dhe pasi ke kaluar posht gllenken e pare ,e shikon ne sy sikur e pyet :Ore mik, nga te kemi ty or ? Dhe ai sikur te ket lexuan mendimet ty , plas bomben : Po jam Kushua uoooo Kushooooo ,qe mos qensha . E ti stang ,sy e goj hapur ,sa ndjen nji pllemb prapa koke qe te thote ; Ore Kusho ,po kaq shpejt na harrove a? Po i them . Ata qeshin .3 Kriko birr motra .i thrret Kamarjeres . E Tmerreshme ,birra ,po na del shkum