Mjeku Alimehmeti për virusin “e ri” kinez: Ngjan me gripin dhe ndodhet kudo…

6 Janar 2025, 19:00Shëndeti TEMA
Mjeku Alimehmeti për virusin “e ri” kinez: Ngjan me gripin dhe

Mjeku Ilir Alimehmeti dha më shumë informacion sa i takon virusit që është përhapur së fundmi në Kinë e që ka krijuar “ankth” në të gjithë botën.

Alimehmeti tha se HMPV është zbuluar që në 2001-in në Holandë dhe është shumë i ngjashëm me gripin e tipit A.

Theksoi se gjasat janë tejet të ulëta për një situatë pandemike, ashtu siç ndodhi 5 vite më parë me Covid-19.

“Është shumë i ngjashëm më gripin, në kuptimin e sjelljes, simptomave, mundësive të ndërlikimit. I ngjan si përqindje ashtu edhe në sjellje, virusit të tipit A. Nuk ekziston një vaksinë për të, nuk ka asnjë mjekim anti-viral për të!

Pacienti duhet mbështetur sepse është sistemi i tij imunitar që do ta kapërcejë virusin. Në ato raste që agravon, ka nevojë për ndihmë mjekësore, si çdo grip tjetër. Ky është një virus me mundësi tejet të vogla për të shkaktuar situatë pandemike”, u shpreh Alimehmeti.

Po çfarë ka ndodhur në Kinë, sipas mjekut?

“Informacionet nga Kina janë gjithmonë të pjesshme, të vonuara, të mbuluara, të pasigurta. Pamjet janë në pikëpyetje a janë tani apo në një moment tjetër. Ky virus prek përgjithësisht fëmijët e vegjël apo moshat tejet të mëdha, kemi parë në pamje vetëm të rritur. Madje kemi parë mosha aktive, jo fëmijë.

Por ajo që dijmë të sigurt për Kinën është se mbajti 3 vjet karantinë. Imagjino 3 vjet mbyllur një popullatë aq e madhe sa e Kinës, aty ku kanë qarkulluar lloj-lloj virusesh, që tani janë në aktivitet në maksimum. Kur ne u mbyllëm, u zhduk gripi. Mbani mend që s’kishte grip?! 1 vit në Shqipëri s’kishte grip fare, por vitin mbrapa menjëherë erdhën viruset e tilla”, tha ai.

Alihmehmeti shtoi se ky “virus ndodhet kudo, por është i vështirë për t’u identifikuar nga ana laboratorike”.

“Është sezonal dhe si çdo infeksion i rrugëve të sipërme mund të shkaktojë pneumoni”, përfundoi mjeku.

9 Komente

  1. R
    Rita

    Doli ky specialisti për gjithëshka, me diplomë të vjedhur me ndihmën e mamit. Ngelës më Itali, profesor në Shqipëri, të lumtë o Alim…

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tankist

      Me te blere nga mami, por prap seshte epidemolog por doktor endokrinolog

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tankist

        Me te blere nga mami, por prap seshte epidemolog por doktor endokrinolog

        Përgjigjjuni
      2. T
        Tankist

        Clidhje ka ky palla me epidemite?

        Përgjigjjuni
        1. D
          Doc kanceri

          Doktor Ilir Alimemuti na flet per gripin qe ndodhet ne Kine , qe shume specialista te tjere thone qe nuk esbte i rrezikshem ky mender doktor na perhap nje tneter virus ate te Sali kake Berishes qe ngjet shume me kancer . O doktor kur dole u duke si djale i mire , a e di qe ka qene nje tjeter doktor Halim Kosova burre pe verteti ku ndodhet tani a e di , e ti mut muti i jep oksigjen nje krimineli si Sali mut Berisha . Ne hale ke per te perfunduar edhe ti si shume e shume te tjere qe kane qene vertet njerez te mire po ai ( saliu )eshte kancer qe te miret i ha nuk do me te mire se vehtja .

          Përgjigjjuni
          1. x
            x-files

            doli ky idioti , bythlepiresi i saliut qe ben si ekspert per gjithçka

            Përgjigjjuni
            1. F
              Fshatari

              Eshte gjithmone formule se sit te kuptohen genjeshterat. 1- eshte fjala specialist, profesor, shkencetare etj.2- jane inicilalet si COV19, HMPV apo LGTBQ MUT. 3-jane statistikat apo %. 4 – fjalet pa asnje kuptim si “ankth ne gjithe bote”. E vetmja gje kuptimplote ne kete artikull eshte se ky se ka mbiemerin arab as Ali dhe as Mehmet, por dyfish arab Alimehmet. Emerin e ka Ilir. Emer mbiemer = bastard

              Përgjigjjuni
              1. S
                Shaipi

                O ali, ti e di që, virusi vjen nga mortja që ka kryetar PD, po ti po bën bedelin vetëm për tu futur në listat e një krimineli. Kjo që bën e që del ti, është lobim për veten tuaj, por kolera vjen nga PD.

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Luzati

                  Ky eshte nje product tipik mungeses se meritokkracise ne University tona kavetem meditation e PD dhe princerve qe investment te dali ne emisione per shendetesine kur nuk ka punuar 1 dite si ,jek Turp per keto media qe na tregojne njerez qenuk thone asgje

                  Përgjigjjuni

                  Lini një Përgjigje