Rriten rastet me kancer, doktoresha shqiptare: Imunoterapia pastron metastazat, nuk lejon përhapjen

26 Dhjetor 2024, 21:20Shëndeti TEMA
Rriten rastet me kancer, doktoresha shqiptare: Imunoterapia pastron metastazat,

Tre në një mijë shqiptarë preken nga kanceri në vit. Të dhënat u bënë të ditura nga profesoresha Margarita Ifti në A2 CNN, sipas të cilës numri i rasteve të kancerit në botë po vjen duke u rritur dhe në vitin 2040 pritet të arrijnë 30 milionë.

“Numri i rasteve të kancerit vjen duke u rritur ndonëse në dekadën e fundit ka një lloj stabilizimi në vitin 2022 ka patur 20 mln raste të reja të kancerit në botë në 2040 priten 30 milionë., pararojën e mbajnë vendet e zhvilluara ku në SHBA përqindja e rasteve është 6% pra 6 veta në 1 mijë reken nga kanceri në viti të njëjta edhe në BE. Rusia ka 4 në 1 mijë, Kina 3.4 në 1 mijë dhe Shqipëria ka 3 në 1 mijë të prekur nga kanceri në vit”.

Sipas saj faktorët kryesorë të rritjes së rasteve janë; rritja e jetës mesatare, rritja e ndotjes, dieta stili i jetesës dhe plot faktorë të tjerë.

Përballë kësaj situate një zgjidhje vjen nga Rusia që ka të bëjë me imunoterapinë e personalizuar, e cila do të aplikohet nga janari i vitit 2025 dhe do të jetë falas në spitalet ruse. Fizikania thekson se janë disa vende që po punojnë në lidhje me imunoterapitë.

“Hapi i fundit në fushën e progresit, se përveç 3 mënyra; kirurgjia, radiologjia dhe kimioterapia flitet gjithmonë e më tepër për imunoterapinë. Kjo është e personalizuar, ndahen në dy grupe. Sistemet shëndetësoe që ofrohen falas nga shteti në Britani. Në Indi ka një vit e gjysmë që përdoret imunoterapi për kancerin e mitrës, por e lanë deri aty.

Në Francë bëhen përpjekje për imunoterapi të personalizuar se ajo ofrohet falas nga shteti. Në SHBA janë kompanitë farmaceutike që tentojnë të gjejnë një imunoterapi jo të personalizuar, por për një kancer të dhënë. Melanoma në rastin konkret, por kjo është detyrë shumë e vështirë. Imunoterapi e personalizuar është terapi për një kancer që ka një pacient. Ky ishte lajmi që na erdhi nga Rusia dhe do të aplikohet në 1 janar 2025 në spitalet ruse”.

Nga testet e deritanishme, doktoresha tha se kjo vaksinë ka patur sukses. Sipas saj kjo imunoterapi pastron edhe metastazat dhe nuk lejon përhapjen në organet e tjera.

“Për çdo pacient merret monstra dhe në fund pas disa ditësh në institutin e onkologjisë shkon flakoni i vaksinës që është për atë pacient. Dhe kjo shtetit rus i kushton 3 mijë dollarë. Kjo terapi pritet ta shërojë por jo ta parandalojë. Përdoret krahas tyre; kirurgjia, radiologjia dhe kimioterapia.  

Në bazë të rezultateve është vënë re që në rastet me malinje të zorrës së trashë që është më vdekjeprurësi, është vrojtuar reduktimi me 75% kjo në fazën e tretë të fazës klinike. Deri tani në kombinim të teknikave prezentë dhe kjo imunoterapi pastron edhe metastazat dhe nuk lejon përhapjen në organet e tjera. Ndaj këtij lloj kanceri je imun përjetë. Kjo kuron dhe të bën imun". 

13 Komente

  1. I
    Ilirjan

    6 ne nje mije jane 06%,jo 6%.

    Përgjigjjuni
    1. .
      .......

      Ore le te behet nami kemi merak vetem ata ish kriminele politikane te djeshem dhe te sotem ... me ne krye peneciline bisturi mos na e gjeje gje... ao ate florririn meqe ai ja dele se po ben shtanga ne burg dhe do behet gati per te fituar Kampionin en peshat e renda dhe kampionin si Sipuni me i piset deri en vietet 90....

      Përgjigjjuni
      1. .
        .......

        Ore le te behet nami kemi merak vetem ata ish kriminele politikane te djeshem dhe te sotem ... me ne krye peneciline bisturi mos na e gjeje gje... ao ate florririn meqe ai ja dele se po ben shtanga ne burg dhe do behet gati per te fituar Kampionin en peshat e renda dhe kampionin si Sipuni me i piset deri en vietet 90....

        Përgjigjjuni
        1. F
          Fatmiri

          SHBA përqindja e rasteve është 6% pra 6 veta në 1 mijë reken nga kanceri në viti të njëjta edhe në BE. Edhe thotë 6% e pastaj 6 në 1000....ndaje mendjen 6 në 100(pra 6%) apo 6 në 1000(pra 0,6%)

          Përgjigjjuni
          1. S
            Sylvinjo

            Po ne Shqiperi nuk behet azgje per te aplikuat ndonje inuniterapi kunder kancerit . Apo ketu te na roje hajduti Rama , pa s’ka gje le te vdesin njerezit. Ministri jone i shendetsise te kerkoje takim me ministrin e Shendetsise se Rusise, nepermjet Ambasadorit Rus. Se Rusia gjithmone na ka ndihmuar ,pa asnhe lloj interesi , ndaj po ti ketkoni ndihme do na ndihmoje eshe kesaj radhe . Do shoetohen mijera jete njerezish

            Përgjigjjuni
            1. C
              Cim Velania

              Sapo e lexoi Putin komentin tend dha urdher qe gjithe pacienteve shqiptare ti behet falas . Faleminderit qe shpetove popullin tone Sylvinjo manalli

              Përgjigjjuni
            2. I
              Ish mjeku veterinar '82

              Gjithashtu le te lexojme tek gazeta Drita artikullin : "Zbulimi befasues ! COVID -19 mund te sulmoje qelizat e kancerit" ; ndersa ketu me siper per kete "ilacin rus" , po kunder kancerit , te cilen une do te doja ta quaja : "Autovaksine imuno terapike specifike kunder kancerit te individit" ; kurse tek "SYRI.net" duke lexuar artikullin : "SHBA , miratohet injektimi i ilacit te ri kunder tumoreve" , (pra ata te ngurte) , ku shkruhet se "ka efekt te rrisi aftesine e sistemit imunitar per te luftuar kancerin dhe eliminon frenusin natyral te tij , (pra le te kuptojme : eliminon frenusin natyral te sistemit imunitar) . Tani pyetja ime eshte : Po kush mund te jete faktori kryesor qe frenon sistemin tone imunitar dhe kjo sjell pasoja vdekjeprurese si nga Covid-19 , apo gjendjet kanceroze ? Nese ju kujtohen , neper mjaft komente te tilla , nje "ish-mjek veterinar '82" ka dashur te flase per kete por askush neper bote nuk ka patur interesimin ta lexoje studimin e tij 15 faqesh, e cila ne esence eshte nje lloj lidhje midis ketyre 3 artikujve te mesiperm .

              Përgjigjjuni
              1. C
                Cimi Velania

                Meriton cmimin Nobel .

                Përgjigjjuni
                1. V
                  Vathoida

                  Ok , mor Cimi por cmimi nobel ka shume vlere tani ne moshen e pleqerise time ? Do te doja qe ajo gje qe llogjikoj dhe praktikoj une te pranohet dhe aprovohet sa me pare nga institucione shkencore , dhe po ashtu sa me shpejt te praktikohet kunder gjithe virozave per ne njerez dhe per ne kafshe . A nuk eshte mjaft me vlere kjo gje e tille per vete njerezimin !? E habiteshme eshte se as ata te OKB nuk kane pranuar te lexojne ato afro 15 faqe qe kam shkruar . Ata pandehin se une i kam hipoteza , por pa i lexuar e thone kete gje mbase ndoshta mendojne se ata dine cdo gje dhe ndonje person tjeter nuk mund te dije as ndonje gje tjeter me shume se ata . Si me e keqja pa interesim , pra injoruse , paraqitet edhe prej Shqiperie .

                  Përgjigjjuni
              2. A
                Ardis

                Edi Rama krimineli qe helmon shqiptaret me pesticide. Nga njera shpopullon nga ana tjeter vret.

                Përgjigjjuni
                1. p
                  pap

                  Te shprehesh nje mendim rreth cdo fenomeni/problemi edhe pa qene "ekspert" i fushes nuk eshte gabim. Por, te dalesh e te shkruash, me pozimin si ekspert, eshte, me e pakta, naivitet dhe, me e shumta, mediokritet. Profesoreshe, nje keshille miqesore, rri aty tek statistika dhe mos u fut ne onkologjine mjeksore, se eshte barre e rende. Ose, nese merr persiper te futesh, mundohu te kuptosh ato qe lexon dhe transmetoja publikut sakte, se per ndryshe, e corodit ate.....

                  Përgjigjjuni
                  1. Kur u be eksperte mjekesie kjo zonje? Ajo eshte fizikane ne Shkencat e Natyres, jo doktoreshe

                    Përgjigjjuni
                    1. V
                      Valbona

                      Kji vajze nuk eshte doktoreshe por mesuse fizike ne FSHN

                      Përgjigjjuni

                      Lini një Përgjigje