
Varianti Omicron i Covid-19 është po aq i rëndë sa mutacionet e tjera, ndryshe nga sa është thënë nga studimet e mëparshme se është më i transmetueshëm, por më pak i rrezikshëm. Në këtë përfundim ka dalë një studim në Shtetet e Bashkuara.
“Ne zbuluam se rreziqet e shtrimit në spital dhe vdekshmërisë ishin pothuajse identike midis periudhave“, thanë katër shkencëtarët që kryen studimin bazuar në të dhënat e 130,000 pacientëve me Covid-19, duke iu referuar dy viteve të fundit kur variante të ndryshme ishin dominuese në të gjithë botën.
Megjithatë përfundimet po rishikohen nga studiues të tjerë.
Por megjithatë ekspertët thanë se studimi mund të kishte disa mangësi, si p.sh tek numri total i infektimeve, sepse përjashtonte pacientët që kryenin teste të shpejta në shtëpi.
Anagram: OMICRON (zgjidhja: MORONIC)