13.5 milionë pasagjerë në Rinas, Aviacioni Civil: Investime për të shmangur vonesat

28 Qershor 2026, 14:20Sociale TEMA
13.5 milionë pasagjerë në Rinas,  Aviacioni Civil: Investime

Numri i pasagjerëve që do të përpunohen këtë vit në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit pritet të tejkalojë shifrën e vitit 2025. Autoriteti i Aviacionit Civil parashikon që deri në dhjetor, numri i pasagjetrëve të arrijë në 13.5 milionë, duke shënuar kështu një rekord të ri lëvizjesh.

“Aeroporti i Rinasit çdo vit proceson më shumë pasagjerë dhe mjete ajrore. Këtë vit nga janari deri tani, kemi një rritje me 13% të numrit të fluturimeve. Por duke marrë vetëm sezonin veror, nga java e fundit e marsit deri tani, kemi rritje me 24%. Do të thotë që vera këtë vit është edhe më e ngarkuar se vera e vjetshme”, tha Maksim Et’hemaj, nga Autoriteti i Aviacionit Civil.

Edhe pse pasagjerët shtohen, një udhëtar nuk duhet të vonohet më shumë se 20 minuta në aeroport. Për të ruajtur standardin, zona e bagazheve, e njohur si problematike nga Autoriteti i Aviacionit Civil, do të riorganizohet dhe investohet.

“Është një vonesë që ne e presim sepse në 2019 ne kemi pasur kapacitete në orë 10 avionë, sot ne kemi 24 avionë. Ndërkohë rripat e bagazheve në ardhje është shtuar 1, nga 3 janë bërë 4. Një bagazh proceson 2 avionë në orë, d.m.th. që bagazhet në mbërritje procesojnë deri në 8 avionë në orë. Ndërkohë që ne kemi raste kur na vijnë edhe 12 avionë në orë. Ne do ta riorganizojmë të gjithë atë zonën aty, të gjithë bagazhet do të vijnë poshtë tokës dhe në mënyrë automatike do të shpërndahen duke rritur edhe numrin e bagazheve, e dimë që kemi një problem aty, por do ta adresojmë edhe këtë pikë të dobët që kemi”, shtoi Et’hemaj.

Një tjetër shqetësim që shoqëron punën e aeroportit është fuqia punëtore në disa pozicione të caktuara.

“Mungesë stafi ka në përgjithësi aviacioni civil në të gjithë botën. Jo se nuk rekrutohen, por sepse koha e rekrutimit zgjat më shumë për shkak të një security check që i bën policia. Njerëzit vijnë, mërziten me presionin e punës, veçanërisht te security dhe te pjesa e bagazheve, dhe largohen. Për shkak të specifikave që kanë kjo kategori punonjësish, na krijojnë probleme. Trajnohen të gjithë”, tha ai.

Pjesë e investimeve në aeroport është edhe zgjerimi i terminalit, zgjatja e pistës, instalimi i dy skanerave të rinj të sigurisë si edhe më shumë të punësuar te kontrolli i pasaportave, për të shmangur vonesat.

3 Komente

  1. s
    sokrat

    Shume mire qe po investohet per permiresimin e aeroportit brenda tij. Por, shikoni pamjen jashte tij, e cila eshte nje xhungel e vertete, ku nuk e merr vesh nga do te hysh, per te gjetur parkimet, te cilat jane disa por ne gjendje skandaloze, sidomos ato te hapura. Edhe bypassi i ri qe eshte bere eshte i ngushte, dhe vazhdimisht krijohet trafik teper i ngjeshur dhe bezdises, qe sjell vonesa per te arritur ne aeroport. Duhet nje plan rregullues per ta permiresuar dhe per ta bere aeroportin e Rinasit modern si brenda ashtu edhe jashte tij. Eshte fytyra e Shqiperise me te cilin ndeshesh sapo zbret nga avioni. Dhe besoj se nuk kushton shume.

    Përgjigjjuni
    1. V
      VËZHGUESI

      Në aeroporte bie në sy mënyra e organizimit për futjen në kontrollon e bagazheve, ku pasagjerët detyrohen të rrijnë më këmbë në një kordon më zig-zage që të kujton vitet e para pas ‘90 ku shqiptarët shtrylleshin për një vizë me orë të tëra. Kjo situatë mundet të ndryshojë me pak investim dhe vëmëndje nga Autoriteti Civil. Së pari:- Për të hequr këtë raskapitje të udhëtarëve dhe diskretitim duke qëndruar më këmbë dhe për një kohë të gjatë duke ardhur vërdallë në ato labirinte si “kali në lëmë”, është e nevojshme që:1- Duke vendosur ekrane të mëdha krahas linjës edhe emrat e pasagjerëve që do të udhëtojnë në itinerarin e përcaktuar në mos, nëse kjo prek të drejtat e individit të afishohen numrat e vendeve nga 1 deri në 25 dhe pas 5 minutash (se nuk zgjat më shumë kontrolli për 25 veta) biletat nga 25-30 e me rradhë deri në kompletimin e avionit me pasagjerët përkatës. Me pesë rejse apo më pak ndoshta koha e kontrollit është optimale dhe pasagjerët nuk do të presin më këmbë apo të vijnë vërdallë si bagëti, por e ndjekin rradhën e tyre nëpërmjet ekraneve.Kjo mënyrë do të evitonte atë rrëmujën do të respektonte pasagjerët dhe do e lehtësonte qarkullimin e njerëzve në sallat e pritjes. Me pak investim, vëmëndje dhe disiplinë do të tregonit një performancë shumë më tërheqëse tek udhëtarët si dhe do të bëheshit shembull për aeroportet në të gjithë botën. Nëse jam shprehur qartë por dhe nëse më kuptuat kio gjë do të jetë suksesi juaj. Faleminderit !

      Përgjigjjuni
      1. a
        a.a

        jashte teme ndoshta komenti im....lexova ne google (sepse nuk jam ne dijeni per te gjitha zhvillimet ne Shqiperi) qe arkitekti i fasades eshte italian. I dija italianet njerz me shije per nga estetika, dhe ashtu jane por ky qe ka bere ate fasade qenka fare fare i rrjedhur . ta shohesh naten ate fasade shtyhet njecik por gjate dites gje e shemtuar. nejse shijet jane personale per fat , mundet qe shqiptaret ne pergjithesi e pelqejne...

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje

        Blog Tema