
Inflacioni dhe rritja e çmimeve, kanë krijuar një situatë të vështirë për të gjithë. Si përgjigje
zbutëse BALFIN Group, një nga grupet më të rëndësishme në rajon dhe më gjerë, ka aprovuar
rritjen e rrogave për punonjësit me 7% dhe 5%.
Sipas Departamentit të Burimeve Njerëzore në BALFIN Group, vendimi është marrë për si
reagim për situatën e krijuar nga rritjet e çmimeve dhe për t’iu gjendur pranë punonjësve të
shoqërive të Grupit.
Rritja e pagës do të jetë në dy fasha ku ata që kanë pagesën më të ulët do
të përfitojnë edhe rritjen më të madhe. Për punonjësit paga bruto e të cilëve është deri në
100,000 lekë rritja do të jetë 7% ndërsa për punonjësit të cilët paga bruto është mbi 100,000
lekë rritja do të jetë 5%.
Si rrjedhojë e këtij vendimi të Bordi Drejtues i Grupit BALFIN, fondi i pagave do të rritet me 2.5
milionë Euro në vit dhe përfitues janë rreth 5,000 punonjës.
Kjo nuk është hera e parë që Grupi BALFIN ndërhyn për t’iu gjendur pranë punonjësve. Në vitin
2019, suporti i Grupit jo vetëm për qytetarët shqiptarë por edhe për punonjësit e tij të prekur nga
tërmeti i rëndë që goditi Shqipërinë, ishte në forma të ndryshme dhe direkte.
eshte djerrsa e brezava te prindereve tane qe Delfini I Vampirit te Viçidolit ka perfituar.