Zbardhet vendimi: Studentët, në leksione me detyrim vetëm për disa lëndë

9 Tetor 2022, 20:31Sociale TEMA

Zbardhet vendimi: Studentët, në leksione me detyrim vetëm

Pjesëmarrjen në leksione, studentët mund ta kenë të detyrueshme në disa lëndë në varësi të vendimarrjes nga vetë universitetet.

Në prag të vitit të ri akademik që pritet të nis më 17 tetor ministria e arsimit ka vendosur të ndryshojë udhëzimin për frekuentimin e procesit mësimor në auditore.

Në udhëzim theksohet se pjesëmarrja e studentëve në leksione është me dëshirë si rregull fakultativ, por që ndryshe nga vjet që mungesat vendoseshin vetëm në seminare, institucionet e arsimit të lartë mund të përcaktojnë në rregullore marrjen e mungesave edhe në leksione për grupe lëndësh të veçanta.

Pra, studentët do të duhet të ndjekin edhe leksionet njësoj si seminaret në programet e studimit që do të gjykojë universiteti si të rëndësishme në frekuentim.

Për Bachelor dhe Master niveli i pjesëmarrjes duhet të jetë 75%, ndërsa për specializim dhe doktoraturë frekuentimi është përcaktuar në udhëzim në masën 50%. Por, edhe masa e frekuentimit lihet në dorën e universiteteve për ta rritur më shumë atë në fusha specifike.

2 Komente

  1. P
    Pedagogu

    Ore shikoni rrogat te hanë bukë se mungesat s’kanë problem për t’i marrë e mos t’i marë.

    Përgjigjjuni
    1. R
      Realisti

      Para se te protestojne Pedagoget te pyesin pak koleget e tyre se perse i kerkojne para studenteve per çdo provim. Jo pak por 400 € per një provim te fizikes. Emri ? Do dali se shpejti

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje